A keni ecur ndonjëherë përgjatë brigjeve të një lumi të madh evropian, duke pritur të shihni vetëm varka dhe mjellma?
Në Budapest, në Danub, ka diçka shumë të ndryshme, diçka që të ndal zemrën.
Gjashtëdhjetë palë këpucë. Për burra, për gra, për fëmijë. Ato nuk janë këpucë të vërteta, por metalike, të ndryshkura nga koha, të fiksuara në tokë.
Në shikim të parë, ato mund të duken si një instalacion arti disi i çuditshëm.
Por e vërteta është shumë më e thellë dhe më e dhimbshme. Këto këpucë janë aty për te treguar histori… Që të mos harrojmë.
Ato na kthejnë në vitet e errëta të viteve 1944 dhe 1945.
Mijëra njerëz të pafajshëm, kryesisht hebrenj hungarezë, u sollën këtu, në bregun e lumit.
Dhe përpara se të qëlloheshin brutalisht dhe të hidheshin në ujërat e akullta, atyre iu urdhërua të bënin diçka veçanërisht mizore.
Ata duhej të hiqnin këpucët. Këpucët, një pasuri kaq e çmuar në ato kohë lufte, u morenmë pas nga vrasësit e tyre.
Ato gjashtëdhjetë palë këpucë të zbrazëta sot përfaqësojnë të gjitha ato jetë të thyera, historitë e ndërprera, të ardhmen e mohuar.
Nga Saimir Kadiu

