NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    19 hours ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    2 days ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve

Neutrale
Last updated: 2025/05/17 at 9:59 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Protestat nuk janë ngjarje të lehta për t’u raportuar. Mund të parashikosh orën, vendin, drejtuesit, madje edhe sa protestues do të vijnë, por nuk mund të parashikosh sjelljen e turmës.

Një gazetar me përvojë në raportimin e protestave e di mirë se mbi emocionet duhet të mbizotërojnë faktet dhe konteksti.

Për çfarë protestohet? Sa protestues ka? Cila është mosha e tyre, nga vijnë, çfarë pankartash mbajnë dhe çfarë mesazhesh përcjellin? Ku(sh) janë drejtuesit e protestës dhe çfarë po flitet në (prapa)skenë?

Protestat mund të jenë të qeta, entuziaste si manifestimet e dikurshme çdo 1 Maj, por ka edhe protesta që shpërthejnë si vullkan, ku siguria e gazetarit merr përparësi absolute. Në këtë rast, përgjegjësia nuk qëndron vetëm te reporteri në terren, por edhe te redaktori apo përgjegjësi në redaksi, që duhet të sigurojë që raportimi të jetë i saktë, por pa rrezikuar sigurinë e gazetarit.

Gazetaria nuk ka nevojë as për heronj, as për lajmës që bëhen lajm. Siç më pati thënë dikur një ish-ushtarak: “Frika më e madhe që ne kishim në ushtri ishin turmat.” Ndërsa në Shqipëri, policia ende ruan një refleks të vjetër nga koha e komunizmit, frikën ndaj turmave që shpërndahen nga stadiumi. Protestat janë si batica, tërhiqen dhe shpërthejnë papritur. Një reporter duhet të mbajë distancën “higjienike”, as shumë afër, për të mos u bërë pjesë e turmës, as shumë larg, për të mos kuptuar se çfarë po ndodh.

Gazetari është dëshmitar, jo pjesëmarrës. Ashtu si gazetarët sportivë e dinë se thirrjet në kor, britmat, sharjet dhe fyerjet janë pjesë e lojës, edhe reporterët duhet ta kuptojnë se emocionet janë të përkohshme. Gazetari është aty për të kapur momentin, por jo për t’u bërë rob i tij.

Kur protestat kanë tension, bëhen të dhunshme, gazetari duhet të bëjë dallimin mes pyetjeve që i drejton organizatorëve dhe atyre që u bën protestuesve, qytetarëve të rastësishëm dhe sehirxhinjve. Madje, në raportimet live, duhet të peshohet mirë vendimi nëse duhet t’u bëhen pyetje të drejtpërdrejta protestuesve. Gazetarët sportivë e kanë provuar se me çfarë fjalësh reagojnë ndonjëherë tifozët kur janë në kulmin e emocioneve për ekipin kundërshtar.

Raportimi në protestë është sfidues. Çdo protestë ka potencial dhune. Gazetari duhet të jetë zëri i publikut pa u bërë pjesë e turmës, dëshmitar i ngjarjes pa u bërë protagonist. Dhe ashtu si në futboll, rezultati i saktë vlen më shumë se çdo brohoritje. Në fund të fundit, siç thonë gazetarët sportivë, kur ndeshja ka përfunduar 8-5, duhet besuar.

Neutrale May 17, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
18 hours ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
19 hours ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
24 hours ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
2 days ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
2 days ago

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?