NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    2 days ago
    Sali Berisha: Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?
    3 days ago
    Berisha: Shqipëria një narkoshtet, krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Farsa elektorale/ Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
E rëndë/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo
Aktualitet Kryesore
Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
Kryesore Politikë
Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
Kryesore Politikë
Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Farsa elektorale/ Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë

Neutrale
Last updated: 2025/05/15 at 8:44 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

INTERVISTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FORUMIN BOTËROR TË IDU-së NË BRUKSEL

Syri Tv: Z.Berisha, IDU më herët ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, të propozuar nga PD, sot ju jeni pjesë në këtë samit. Si kanë qenë takimet dhe ku e keni fokusuar ju bisedën me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e IDU?

Berisha: Sot është forumi botëror i IDU-së që mbahet në Bruksel. Njëherë mbahet në Uashington, herën tjetër mbahet në Bruksel. Unë erdha këtu me urgjencë për të mgrojtur votën e shqiptarëve. Për të paraqitur para audiencës dhe personaliteteve të pranishme në këtë forum, farsën e turpshme zgjedhore të 11 majit.
Dhe, këtu ka një terren jashtëzakonisht të përshtatshëm, pasi që të gjitha këto që ndodhën në 11 maj janë të parashikuara në mënyrë të plotë në rezolutën e dhjetorit të forumit të Uashingtonit të IDU-së.

Në këto orë qendrimi pata rastin ta takoj dhe ta informoj për zhvillimet e fundit, presidentin e IDU-së, z.Stefan Harper dhe shumë personalitete të tjera nga Europa, por edhe nga vende tjera nga mbarë bota.

Pra, qëllimi kryesor është denoncimi online, flakë për flakë si të thuash, i farsës elektorale, të cilën për hir të së vërtetës e kam denoncuar, dhe e kanë denocuar me profesionalizëm të madh, edhe vëzhguesit e institucioneve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 11 majit.

Syri Tv: Me përfaqësuesit, drejtuesit e partive politike morët një lloj garancie, çfarë garancie i dhanë ata Sali Berishës sa i takon kësaj çështjeje?

Berisha: ata mbështesin plotësisht 100% përpjekjet që po bën PD dhe opozita shqiptare për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë, dhe dënojnë farsën elektorale të Edi Ramës. Ne u jemi pafundësit mirënjohës IDU-së, PPE-së dhe CDI-së, të cilat kanë folur në rezoluta të tyre në një gjuh të njëjtë ndaj narkoshtetit shqiptar dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në një farsë elektorale nga Edi Rama, narkodiktatori që ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet.

Syri Tv: Ekipit të PD, edhe sa kohë i duhen për të dorëzuar këto prova tek përfaqësuesit e PPE-së, PE, KE, përfaqësuesit e IDU-së, për t’i dorëzuar provat e farsës elektorale, siç e quani ju, dhe atyre që ju keni denoncuar nga selia blu gjatë këtyre ditëve, pas 11 majit?

Berisha: Ne, çdo gjë e kemi gati në kohë reale, e kemi të pregatitur, por natyrisht, finalizohet me finalizimin e procesit zgjedhor dhe shqyrtimit të ankesave. Pas kësaj, ne raportin e kemi gati.

Ne kemi punuar në mënyrën më serioze. Ne kemi parashikuar ëto zhvillime. Dhe pikërisht, në këtë trend, ne kemi dokumentuar shumësinë e pafundme të parregullsive, të dhunimeve, të manipulimeve, të këtyre zgjedhjeve.

Kështu që, fundi i procesit ka pothuaj në të njëjtën kohë, është dhe përfundimi i raportit të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha organizatat e mëdha, ku bëjnë pjesë të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës dhe botës, në Uashington, në kancelarinë gjermane, britanike, në Francë. Kudo, do paraqesim dokumentacionin e farsës elektorale të Edi Ramës.

Syri Tv: Z.Berisha, jeni pyetur edhe më herët, ku është ndryshimi midis 2001 dhe 2025, dhe këto prova, duke parë edhe zhvillimin e teknologjisë tashmë, ju keni më shumë besim tek provat që keni mbledhur tani, apo tek ato duke bërë krahasimin me 2001?

Berisha: Kanë qenë të një karakteri të ndryshëm. Pse kanë qenë të një karakteri të ndryshëm?
Në 2001, qeveria angazhoi kryesisht policinë. Kurse, kësaj here, angazhimi ishte shteti i tërë. Kësaj here, Edi Rama publikisht bleu vota, shpërndau 70 milionë euro në fushatë elektorale për të blerë vota, duke i dhënë 100 euro 48% të votuesve shqiptarë që janë pensionistët sot. Bleu vota duke fal 200 milionë euro kamata dh gjoba të dhjetëvjeçarit. Bleu euro duke autorizuar mbjelljen e miliona-miliona rrënjve kanabis, në një kohë kur një rrënjë kanabis sjell të ardhura 1000 euro.
Bleu vota, duke punësuar me dhjetëra mijëra qytetarë. Po këto ishin publike. Bota e krimit, si asnjë herë më parë, u angazhua me të gjitha qindra, miliona mos miliarda euro në blerje votash në urdhra dhe sjell në parlament rreth 28 kandidatë të financuar, të mbështetur, të garantuar prej organizatave kriminale.

Syri Tv: Ju keni mbajtur dy dëgjesa të rëndësishme, dy dëgjesa i keni mbajtur më herët. Mendoni se një dëgjesë në Kongresin Amerikan ka rëndësi të madhe, duke parë dhe këtë situatë? Çfarë po bëhet në këtë drejtim nga ana e PD, por edhe përfaqësuesve të saj, po edhe nga vet ju, për të mundësuar një zhvillim në Amerikë për sa i takon çështjes së zgjedhjeve?

Berisha: Ne vijmë për t’ja paraqitur gjithçka ligjvënësve, administrtatës së SHBA-ve të gjitha faktet flagrante që kemi, të cilat rrëzojnë këtë farsë elektorale dhe dëshmojnë në Shqipëri është i instaluar narkoshteti.
Ne, po përpiqemi dhe jam optimist. Natyrisht, agjenda e Kongresit Amerikan dhe e senateve është një agjendë shumë e ngjeshur. Por, unë kam shumë besim që do arrijmë që, në një mënyrë ose një tjetër të paraqesim kauzën tonë të drejtë.
Syri Tv: Z.Berisha, parlamenti i vjetër, po e quaj kështu, pasi parlamenti i ri ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të rikthehet sërish në seancë plenare. Si do të shkojë opozita tashmë në parlamentin e Shqipërisë? do të vijojë edhe betejën e saj për votën e lirë, siç e keni quajtur ju në parlament? Ka një agjendë për sa i takon kësaj çështjeje?

Berisha: Opozita do të hartojë agjendën e saj, por Opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë në të gjitha format.

Syri Tv: Ka një vendim nga ana e Policisë së Shtetit që mos të lejohet protesta e njoftuar nga ana e Opozitës ditën e nesërme në ora 17:00, keni një përgjigje për Policinë e Shtetit dhe keni një skenar të dytë?

Berisha: Opozita nuk njeh asnjë vendim antikushtetues. Gjykata Kushtetuese e republikës së Shqipërisë i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes së tubimeve. Po, ne e deklarojmë publikisht se tubimi i opozitës nuk kërcënon dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e mysafirëve në Tiranë.

Neutrale May 15, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
2 hours ago
E rëndë/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo
2 hours ago
Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
2 days ago
Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
2 days ago
Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!
2 days ago

Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë

E rëndë/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo

Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.

Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?