NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
    1 day ago
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    2 days ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    2 days ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Putin nuk shkon n​​ë Stamboll për bisedimet mbi fundin e luftës në Ukrainë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
Të tjera
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
Kryesore
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Putin nuk shkon n​​ë Stamboll për bisedimet mbi fundin e luftës në Ukrainë

Neutrale
Last updated: 2025/05/15 at 10:42 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Kremlini komunikoi përbërjen e delegacionit të Rusisë, që të enjten (15.05.2025) udhëton për në Stamboll për bisedimet direkte me Ukrainën. Emri i presidentit rus Vladimir Putin nuk është në listën e publikuar. Sipas listës së publikuar delegacioni rus do të drejtohet nga këshilltari i presidentit Vladimir Medinski.

Medinski, i cili ka qenë edhe ministër i Kulturës konsiderohet si peshë e lehtë politike dhe ai qysh në vitin 2022 ka qenë pjesëmarrës në bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë. Atëherë bisedimet u mbyllën – gjithashtu në Turqi – pa rezultat. Në delegacion, sipas zyrës presidenciale, do të jenë edhe zëvendësministri i Jashtëm Mihail Galusin, gjenerali Igor Kostjukov nga shtabi i përgjithshëm dhe zëvendësministri i Mrbojtjes Aleksander Fomin.Në bisedime do të marrin pjesë edhe ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes, të shtabit të përgjithshëm, të Ministrisë së Jashtme dhe të administratës presidenciale.

Asnjë nga politikanët me peshë nga Moska nuk do të udhëtojnë për në Turqi. Eshtë e paqartë si mund të reagojë Ukraina ndaj mungesës së Putinit në bisedime dhe nëse do të pranojë ajo të negociojë me këtë delegacion rus. Mediet në Moskë patën informuar më parë, se ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, ndër politikanët më me peshë të Moskës, nuk do të udhëtojë për në Stamboll. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj fillimisht ka insistuar, që do të negociojë vetëm me Putinin personalisht. Por një udhëtim i Putinit në Turqi edhe më parë konsiderohej pothuajse i pamundur. Kievi do tani të pranojë edhe formate të tjera, sikurse u shpreh Zelenskyj në një fjalim me video në mbrëmje.

Presidenti ukrainas me bisedimet në Stamboll do të arrijë një armëpushim 30 ditor. Në rast të kundërt mbështetësit perëndimorë të Ukrainës e kanë kërcënuar Rusinë me sanksione të reja. Putini propozoi bisedimet në Stamboll të dielën si përgjigje ndaj kërkesës së Zelenskyjt dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive perëndimore për armëpushim pa kushte, qe do të duhej të kishte filluar të hënën (12.05.2024). Por Kremlini e pati lënë të hapur gjatë këtyre ditëve, se kush do të udhëtojë për në Turqi. Planet për bisedime i diskutoi vet Putini në dielën edhe me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, i cili që prej fillimisht të luftës përpara tre vjetësh është angazhuar si ndërmjetësues i rëndësisshëm ndërmjet dy palëve.

Presidenti i SHBA-së Donald Trumpi ka bërë thirrje Ukrainës që të hyjë në bisedime direkte me Rusinë. Ai në këtë mënyrë iu kundërvu një ultimatumi të Zelensjkyjt dhe “koalicionit të të vullnetshmëve” të përbërë nga aleatët e Ukrainës, që fillimisht kërkojnë armëpushimin dhe pastaj bisedimet. Në “koalicionin e të vullnetshmëve” bëjnë pjesë Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania. Trump vazhdimisht ka deklaruar, se do t’i japë fund luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Ai është takuar me Zelenskyjn dhe ka telefonuar me Putinin. Presidenti i SHBA-së, i cili aktualisht po zhvillon një tur vizitash disaditore në Lindjen e Mesme, ishte shprehur i gatshëm të udhëtonte për në Stamboll, nëse atje do të takohej Putin dhe Zelenskyj. Pasi Putini nuk merr pjesë nuk mund të llogaritet me pjesëmarrjen e Trump. Shtëpia e Bardhë pati komunikuar, se ministri i Jashtëm Marco Rubio dhe të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Keith Kellogg do të përfaqësojnë SHBA-në në këto bisedime.

Nga DW Shqip

Neutrale May 15, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
1 day ago
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
1 day ago
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
1 day ago
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
2 days ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec

Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!

Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?