Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit, një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Kryetari i PD do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU – Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar – një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota, por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike.
Mësohet se udhëtimi do të jetë brenda ditës dhe më pas ai do të kthehet për të udhëhequr protestën me sloganin: “Mbrojmë votën e shqiptarëve”.
Protesta është thirrur në të njëjtën ditë, kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe liderët e të gjithë shteteve të BE, ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate do të jenë në Sheshin Skënderbej ku edhe do të zhvillohet samiti.
I quajti farsë elektorale votimet e 11 majit/ Berisha niset nesër drejt Brukselit
Leave a comment
Leave a comment

