E kam takuar Princin Leka dhe Naltmadhërinë, të Atin e tij, Lekën, në një aktivitet në Oborrin Mbretëror.
Që atëherë e vazhdimisht, te Princ Leka kam parë, një njeri të kulturuar, të qetë, me edukatë dhe të shkolluar mirë.
Ai shumë i ri erdhi në Shqipëri për të jetuar përgjithmonë.
Ai është i vetëm mes njerëzve që nuk duan as veten e tyre, por edhe mes njerëzve fisnikë e të mirë.
Princi po mbijeton.
Ai u përpoq të ndërtonte një familje, i vetëm, i sinqertë.
Çfarë ndodhi unë nuk e di.
Por ndodh e dihet…
Për princin, për këtë mik të mirë, uroj t’a kalojë këtë situatë të vështirë por realiste, e sigurisht pas një furtune gjithçka kthjellohet…
Princ Leka duan apo s’duan disa, është Princi ynë historik.
Ai është nipi i Ahmet Zogut, Mbretit të Shqiptarëve.
Historia nuk mund të tjetërsohet!
Dashuria është ndjenjë e jo matematikë Olimbi….
Por, Elia, edhe për ty uroj të shohësh realitetin në sy, të kujtosh që asgjë nuk është e pamundur, dhe sigurisht pas kësaj, më të mirën për ty.
Eleganca është dhunti gjenetike dhe pjesë e mençurisë!


