Deputeti demokrat Flamur Noka, i është përgjigjur kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili bëri një reagim sot, për foton me shall të kuq në një përvjetor partizan.
Noka shkruan se Sokol Sadushi festoi njësoj si rusët me simbolet e komunistëve.
Reagimi
1- 8 Maji është data e fitores së antifashistëve mbi nazizmin…
9 Majin e festojnë komunistët dhe rusët.
2- Shalli i pionierëve të Enverit nuk është simbol i antifashistëve në botë, por vetëm i komunistëve.
3- Grushti lart në nderim nuk është simbol i antifashistëve, por vetëm i komunistëve.
Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë festoi me 9 Maj, me shall të pionierëve të Enverit dhe nderoi me grusht…

