NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    15 hours ago
    Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
    15 hours ago
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    4 days ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Asdren Kola/ Shqipëria : Pluralizmi fals -Kapitalizmi fakt
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
Ekonomia Kryesore Politikë
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
Të tjera
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
Të tjera
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Asdren Kola/ Shqipëria : Pluralizmi fals -Kapitalizmi fakt

Neutrale
Last updated: 2022/06/07 at 3:27 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

E gjithë farsa nisi në fundin e vitit 1990 për të vazhduar deri më sot.
Mbas vdekjes së kreut komunist të Tiranës më 1985, nuk pati asnjë reflektim apo shpresë liberalizmi, përkundrazi u riaktivizuan betimet solemne për vazhdimësinë e rrugës së askundit dhe mjerimit.
Duhet rikujtuar se ajo ishte një rrugë gjaku nga lufta e klasave, izolimi total, frenimit të mendjes, kafshimit të gjuhës, djersës së pashpërblyer dhe barkut të pangopur.
Gjithësesi, vdekja e tiranit të Tiranës, mbas kujës dhe vajit kombëtar, si në çdo mënxyrë,  ngjalli edhe një ngazëllim që s’mund të ndalej nga arma e sigurimit të shtetit.
Kështu, muaj mbas muaj e vit mbas viti, nisën anektodat e barcaletat rreth udhëheqjes injorante, luksit, perversitetit dhe babëzisë së jetës në “qytetin misterioz” të trupës drejtuese komuniste.
Më tej shkrepi ndonjë poezi, tregim, komedi, artikull publicistikë disidentë nga Ylli Popa e Sali Berisha,  grindje në radhën e qumështit apo vajgurit, revoltë në stadiume, trakte kundër regjimit, arratisje të bujshme dhe vrasje të pamëshirshme në kufijtë e rrethuar.
Gjatë kësaj kohe, në ekonomi kishin dështuar reformat e huazuara nga vëndi i sovjetëve, sikurse quheshin “perestrojka dhe hazroshot”.
Po vlonte zgjimi i madh i shoqërisë së shtypur prej 45 vitesh.
Në Evropën qendrore dhe lindore disidenca po fitonte terren me shpejtësi dhe më 1989 muri i Berlinit u rrafshua.
Regjimin e Tiranës e tmerroi pushkatimi i çiftit Çaushesku në Rumani.
Në kushte të tilla, partia qeverisëse dhe i vetmi formacion politik në vend tentoi të zgjerohej me anëtarsi të re edhe përtej familjeve të tyre.
Për të mbërritur në dhjetorin e vitit 1990 me lëvizjen studentore dhe themelimit të pluralizmit politik në Shqipëri.
Krijimi i Partisë Demokratike është dokumentuar e analizuar nga çdo këndvështrim i mundshëm, por pa ndalur veçanërisht në trupën e lartë drejtuese të saj. Që mos të bëjmë biografi personale, në nuklën udhëheqëse të saj kishte liberal, antikomunist, idealist, por edhe një linjë që vinte drejtpërsëdrejti nga blloku komunist apo ishin pinjollë të familjeve gjakatare komuniste.
Ato ditë dimri mbinë edhe disa partiza të tjera, dukshëm sytha dhe degëza të përtërira nga partia mëmë bolshevike. Për ta ilustruar rastin po sjell emrin e Skënder Gjinushit, ministër në qeverinë komuniste.
Në zgjedhjet e 31 marsit 1991, partia e punës futi në listat e votimit edhe kandidatë të tjerë nga organizatat vartëse të saj si “fronti demokratik, bashkimi rinisë, bashkimi i grave” etj, njerëz të besuar të nomenklaturës.
Në mars të vitit ’92 partia demokratike, me lidership kontradiktor në origjinë, formim e ideologji, erdhi në pushtet duke patur në koalicionin e saj edhe subjektin me drejtues ministrin komunist.
Kjo ishte gjeografia politiko-pluraliste e regjimit të ri në pranverën e vitit 1992. U brohorit me të madhe e u trumbetua si triumf i forcave të djathta.
Reformat e ndërmarra në atë kohë nga presidenti Berisha, në dëshirë ishin pozitive, por superstruktura shtetërore ishte ende e trashëguara. Ky ishte ngërçi i parë, dukshëm u favorizuan të majtët në mënyrën si u shpërndan pasuritë shtetërore. Shtresa e antikomunistëve dhe ish pronarëve përfituan liri mjaftueshëm, por të mira materiale të kufizuara. Dallon në diskriminimin e ri “gabim- faji” i të drejtës së pronës.
Viti 1997 zbrazi mllefin e akomuluar gjatë katër viteve pa pushtet të dukshëm në venat e atyre, që kishin qeverisur me dorë gjakatare për gati gjysëm shekulli.
Gjitha rrymat që gëlonin në mjedisin shqiptar u turrën me armë në dorë për të përmbysur Presidentin Berisha dhe qeverinë Meksi.
Spikasnin në breshërinë e pandërprerë snajperistët e themelimit të partisë së parë opozitare, por edhe ish ministra komunistë, aleatë në fitoren e 22 marsit 1992.
Ardhur me forcën e armëve qeverisën deri më 2005.
Nën detyrim dhe nevojë primare, Berisha i thirri këdo që mundi nën një aleancë të re për të mundësuar rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet.
Vizioni, karizma dhe energjia e tij pati sukses.
Berisha formoi qeverinë dhe programi i saj ishte premtues.
Në trupën qeverisëse dalloheshin intelektualë me kontribute, por nuk mungonin edhe  prurje nga zinxhiri komunist i kohës totalitare.
Suksesi me reformat e shpejta në paga, vepra publike, pensione, lëvizja e lirë, përfshirja në aleanca të rëndësishme strategjike, i linin në hije praninë e atyre që vinin nga linja e majtë.
Një tjetër hallkë e fuqishme në hallkat qeverisëse ishin pikërisht kandidatët e dikurshëm të levave mbështetëse të Partisë Komuniste, emra të cilët opinioni publik i njeh, por edhe gazeta i disponon dhe në një rast tjetër do të trajtoj veprimtarinë e secilit që nga kandidimi nën siglën e Partisë së Punës të Shqipërisë, Partisë Demokratike të Shqipërisë, funksionet partiake dhe ekzekutive që kanë patur në qeveritë e demokratëve, pronat e pafundme, shkollimin e fëmijëve, përfitimet me djersën e ballit (të demokratëve) dhe renditjen në tabelën e pasurisë.
Për mos të vazhduar me argumente të tjera po e mbyll me bindjen se e djathta nuk u formësua dot si e tillë, e penguar nga kompleksi 50 vjeçar i goditjes, pauza e krijuar në 5 dekada dhe eliminimi fizik i protagonistëve të historisë rajonale e kombëtare, humbjes së lidhjeve dhe simpative miqësore, shuarjes së emrave dhe familjeve ikonike nacionaliste dhe progresiste, naivitetit të përsëritur dhe gabimit të pakorigjueshëm të rendjes drejt lirisë dhe barazisë utopike.
U kënaqën me retorikë, ndonjë mandat deputeti, drejtor lokal, të drejtë studimi për institutet e Gjirokastrës, Shkodrës, Korçës dhe kurrkujt s’i ra në mendje që këta të tjerët po i nisnin bijtë nëpër universitetet më të mira të botës.
Këto lëshime të njëmbasnjëshme bënë që forcën politike e destinuar për e djathtë ta zotëronin flukse heterogjene, ardhur e prirur nga e majta zhvatëse.
Për kampin tjetër, zyrtarisht majtas, por me kapërcime “pindarike” në administrimin dhe vetëzotërimin e shtetit, janë qartësisht të bindur gjithë qytetarët.
Ai formacion politik është homogjen, i qartë në origjinën, trashëgiminë, dinastitë familjare dhe s’ka nevojë për analizë.
Pluralizmi në Shqipëri, duke mos patur një Rubikon ideologjik dhe programor, në mos i rremë është i paqënë, thjesht dy formacione në luftë të vazhdueshme për karrige.
Pra pluralizmi mbeti i rremë në skenën politike shqiptare, por kapitalizmi u krijua realisht, egërsisht, i papastër dhe me ortakëri pluraliste, me partner gjithëpërfshirës.

Një zgjidhje ekziston gjithësesi; E djathta duhet rikrijuar dhe konsoliduar si doktrinë, alternativë dhe praktikë

TAGGED: Lajme
Neutrale June 7, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
15 hours ago
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
15 hours ago
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
15 hours ago
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
3 days ago
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
3 days ago

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!

Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.

Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?