E rritur me histori në një vend historie kombëtare si Bujani i Mic Sokolit, Binak Alisë…e përkëdhelur deri në krenari nga legjendat e Mujës e Halilit, nga Konstandini dardan që i dha Romës e botës Krishtërimin, nga gjurmët e papërsëritura të Ali Ibreës, Haxhi Zekës e Bajram Currit…kurrë nuk besoja në këtë zvetnim të Vendlindjes.
Ne atrofizim të tillë vlerash që nuk i ngjajnë asnjë monstre.
E thuaj pastaj mos ikni ..po ejani në “parajsën” e injorantëve, të perversëve ku mjeku zëvendësohet me një analfabet,ku intelektuali nuk ka lekë për kafen e mëngjesit e plehra dallkauke bëjnë pushime fundjave në Resorte me 5*…!!
O Zot ky është jo vetëm mjerim, por fundi i botës të parashikuar nga librat e shenjtë.
Është koha t’i ndalim ose t’ju japim dhe çelësat e shtëpive dhe ne të arratisemi pa kthim..këtyre plehrava.
Albert Kamy më i dashuri shkrimtar i imi më ka dhuruar një postulat që më drejton në jetë “Revoltohu që të konsiderojnë e të kuptojnë që jeton”
Revolta në demokraci është vota.

