Mbrëmjen e djeshme e ka konstatuar këtë fakt Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës dhe me një status në rrjetet sociale shkruan se, kjo është asfalto- babëzia elektorale.
Do ta kallëzojë në SPAK, thekson ai.
Ja postimi:
Ndodhemi në Rr. “Xhon Belushi” në Fresk. Punimet kanë nisur ndërsa tenderi që shpall fituesin përfundon më 𝟵 𝗷𝗮𝗻𝗮𝗿, 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟬:𝟬𝟬.
Para që hidhen rrugëve. Asnjë tabelë që njofton afatet e punimeve, kush paguan, sa kushton dhe cila firmë po ndërton rrugën. Një përdorim barbar i shtetit për zhurmë elektorale.
1 herë në 4 vjet punon bashkia, dhe atëherë për të na hedhur hi syve.
Do e kallëzoj në SPAK.
Mirëpres të gjitha denoncimet tuaja për asfaltin elektoral dhe vjedhjen e taksave tuaja. Këtë betejë për Tiranën e kemi bashkë.




