Numbeo në një analizë të sajën e rendit Tiranën të fundit në Europë për cilësinë e jetës.
Edhe qyteti Dnipro në Ukrainën e shkatërruar nga lufta ka cilësi jete më të mirë se Tirana, shkruan kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, deputeti Belind Këlliçi.
Ja postimi i plotë:
Tirana, e fundit nga Europa për cilësinë e jetës.
Kjo është renditja botërore nga Numbeo, ku shihet se Guatemala dhe Nairobi i Kenias qëndrojnë më lart.
Qyteti Dnipro në Ukrainën e shkatërruar nga lufta ka cilësi jete më të mirë se Tirana.
Meritë të padiskutueshme për këtë arritje ka Bashkia Tiranë dhe Veliaj që lufton për 3 mandate pushtet.Edhe 4 muaj humbje kohe.
Më 14 maj #FitojmëTiranën!


