NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Reforma zgjedhore/ Grupimi “Dhjetor ’90” i ftuar në tryezën e partive të opozitës
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    22 hours ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    2 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dilema e Evi Kokalarit: Në garë për kongresmene në Amerikë, apo kthim në politikën shqiptare dhe për një rol kyç në qeveri…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
Të tjera
Romë/ Rama takohet me Melonin, përkulet përsëri dhe vlerëson shumë qeverinë aktuale italiane.
Kryesore
Policia e Kosovës sekuestron armatime dhe municione në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe
Rajoni
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton masat e marra dhe rrugët që bllokohen
Kryesore
Basir Çollaku/ Braho në USA,.Çfarë presim pas SPAK-ut amerikan?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dilema e Evi Kokalarit: Në garë për kongresmene në Amerikë, apo kthim në politikën shqiptare dhe për një rol kyç në qeveri…

Neutrale
Last updated: 2023/01/03 at 7:48 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Kjo është dilema e aktivistes Evi Kokalari, dilemë të cilën ajo e ka përcjellë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale vetëm pak ditë para ndërrimit të viteve.

Nën okelion “Mendime fundviti”, ajo shprehet se nëse do të përfshihet 100% në politikën shqiptare, shumë gjëra do të ndryshojnë për pak kohë, kur ajo të ketë një rol kyç në qeveri…

Postimi i plotë:

Mendime fundviti;

Po përtyp një kthim në politikën Shqiptare, dhe kur them kthim, flas 100% angazhim.

Në fakt, mbas zgjedhjeve të Nëntorit në Amerikë, kam debatuar shumë nëse duhet të vazhdoj dhe të përgatitem për t’ju futur një gare për Kongres, apo të kthehem në Shqipëri me qëllimin për të bërë një ndryshim rrënjësor në politikë atje.

Të zgjedhësh midis këtyre të dyjave nuk është e thjeshtë, sepse ne rradhë të parë Kongresi nuk është vetëm më prestigjoz, por dhe më interesant si eksperiencë, dhe nuk ka nder më të madh se ti shërbej një vendi që më ka dhënë cdo mundësi në jetë për të arritur këtu ku jam.

Nga ana tjetër, nëse vendos përfundimisht të kthehem në Shqipëri, them se mund të bëj një punë që do ketë një impakt shumë më të fortë se ajo në Kongresin Amerikan.

Kam kohë që them se “Shqiperia bëhet”, dhe shpresat i kisha të shumta tek PDja, derisa m’u desh të përballesha disa herë me manipulimet brenda pushtetit të partis vetë. Zhgënjimin tim tashmë e dini të gjithë.

Në fakt, një qeveri në Shqipëri ku do të kisha nje rol kyç, do të ishte shumë ndryshe – do të ishte një qeveri që do të punonte për një ndryshim rrënjësor të gjëndjes në vend. Ajo do të ishte një qeveri që në ditën e parë do ndryshonte disa nene të Kushtetutës, duke filluar me vendosjen e limitit të mandateve që një Kryeministër apo President mund të ketë. Ky është çelësi për ndalimin e korrupsionit qeveritar, ndalimin e individëve që vet-emërohen mbretër & perandor, dhe ndalon rotacionin e pushtetit midis një grupi prej tre-katër vetësh.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do të fokusohej tek dinjiteti i popullit, dhe kjo fillon duke respektuar identitetin tonë, rrënjët e të cilës duhet gjëndur të paktën tek Principatat e Arbrit dhe tek madhështia e Gjergj Kastriotit.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do mundësonte futjet e Shqipërisë në EU, dhe këtu ju garantoj që asnjë nga lojtarët e tanishëm nuk mund ta bëj një punë më dinjitoze dhe më të saktë se unë.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do ti kërkonte DASHit të një administrate Republikane, miratimin e një auditimi të vetingut në drejtësi, për arsye që tashmë i dimë të gjithë.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do të fokusohej në ndërtimin e klasës së mesme e cila u shkatërrua totalisht gjatë pushtimin otoman. Klasa e mesme është shtylla kurrizore e ekonomisë, dhe pa të, nuk mund të ëndërrojmë një Shqipëri më të mirë.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç do të dyfishonte (minimanilsht) pensionet për çdo Shqiptar që jeton në atdhe dhe është mbi 65 vjeç.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç do të bënte pjesë të edukimit gjimnazor fatkeqësitë që rregjimit komunist i solli këtij populli.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do të apelonte ligjin 7501 dhe do ti kthente pronën të zotit, bashkangjitur një dëmshpërblimi për këto 30 vitet e fundit.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç në mënyrë absolute do të mundësonte ndërtimin e spitaleve në cdo qytet, me ngrohje dhe aparatura moderne. (Imagjinoni si mund t’i kishim përdorur $430 millionshin e inceneratoreve?)

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do ti ngrinte rrogën policisë në mënyrë që të forconte rregullin e ligjit.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do të kishte marrëdhënie diplomatike fantastike jo vetëm me Amerikën, por me të gjithë botën duke mundësuar ndihma të ndryshme që do të na jepni një shtyrje përpara.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do ishte gjithnjë në krahë të Kosovës, dhe do angazhohej totalisht për mundësimin e njohjes së saj nga shtetet që nuk e kanë bërë akoma, si dhe futjen e saj në OKB dhe EU.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç do të mbidhte dhe bashkonte të gjithë Shqiptarët dhe do kalonte përtej urrjetjes ndër-partiake që shohim çdo ditë në parlament.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç do ti kthente seriozitetin e plotë parlamentint dhe çdo institucioni shtetëror.

Kam shumë të tjera për të shtuar, por besoj se e kuptoni se për çfarë lloj impakti flas.

Dhe nëse përfundimisht kthehem, do të filloja një fushatë disa vjeçare, ashtu siç di dhe kam mësuar nga fushatat e Trumpit dhe të Kongresmenëve këtu. E gjithë Shqipëria është sa katër zona elektorale Amerikane. Duke sjellë ndihmë me vete nga Partia Republikane, kam idenë, që mund t’ja dalim të ndryshojmë qeverinë, mentalitetin e politikës Shqiptare dhe si rrjedhojë Shqipërinë!!

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
14 hours ago
Romë/ Rama takohet me Melonin, përkulet përsëri dhe vlerëson shumë qeverinë aktuale italiane.
15 hours ago
Policia e Kosovës sekuestron armatime dhe municione në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe
16 hours ago
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton masat e marra dhe rrugët që bllokohen
16 hours ago
Basir Çollaku/ Braho në USA,.Çfarë presim pas SPAK-ut amerikan?!
17 hours ago

Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve

Romë/ Rama takohet me Melonin, përkulet përsëri dhe vlerëson shumë qeverinë aktuale italiane.

Policia e Kosovës sekuestron armatime dhe municione në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton masat e marra dhe rrugët që bllokohen

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?