Aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.
“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Njoftohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar katër të rinjtë që udhëtonin me të, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
(foto ilustruese)

