Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin “Kobra City” në Prizren, ku pronari i lokalit qëlloi me armë zjarr mbi dy të rinjtë kuksiane, ku njeri prej të cilëve ndërroi jetë.
Policia kosovare ka arrestuar Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si “Kobra”, i cili është pronari i lokalit në Prizren, ku ndodhi vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu dhe u plagos 27 vjeçari Rufgen Shehu.
Mësohet gjithashtu se, janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm apo kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.

