Shkolla 9-vjeçare “5 Shkurti” në qytetin e Ballshit, ka marrë flakë ditën e sotme.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.
Fatmirësisht nuk ka persona lënduar por vetëm dëme materiale.
Po hetohet mbi shkaqet e ngjarjes.
Për ngjarjen ka reaguar kreu i PD-së Sali Berisha duke akuzuar se rojet janë patronazhistë dhe nuk bëjnë detyrën e ngarkuar.
Gjithashtu në rrjetet sociale ka reaguar edhe ministre e arsimit Evis Kushi, e cila shkruan se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në atë shkollë.

