Një shtetas ka mbetur i vetëplagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve.
Një person në moshë të re është vetëqëlluar me armë zjarri në këmbë në mënyrë të pavullnetshme.
I riu menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se i riu nga Postriba është vetëplagosur në këmbë, por duke mos patur kështu rrezik për jetën.
Pas vetëplagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur punën për hetimin e ngjarjes.
Pas hetimeve paraprake policia vendore e Shkodrës ka arritur që të arrestojnë personin që u vetëplagos, i cili mbante me vete një armë zjarri pa leje.

