Thyeje qafën 2022,
Ardhsh i bardhë 2023.
Viti 2022 ishte vit
I lig, i pabesë, i frikshëm, i dhimbshëm.
Viti 2022 ishte vit i ushtrimit brutal të pushtetit të pushtetarëve pushta në shumë vende të botës por që në vendin tonë ja doli suksesshëm të na nënshtronte.
Viti 2022 ishte vit që të varfërit i kapitulloj, shtresën e mesme e bëri të varfër, ndërsa ata 2- 3%-in e të pasurve e pasuroj me pare dhe pasuri por i shkretoj në shpirt dhe i shfaqi lakuriq n’sy të gjithë njerëzisë.
Viti 2022 ishte vit ku liritë dhe të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrën më të dhunshme.
Viti 2022 i ngjante një shkopi gome, një vakumi pa ajër, një “Bermuda Treangle” me brinjë kontinentale.
Viti 2022 po jep shpirt i duhen vetëm disa orë.
Njerëz të lirë, njerëz të mirë harrojeni, fshijeni nga kujtesa 2022-in.
Në 2023, luftoni për vetën, luftoni për jetën, luftoni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve dhe familjeve tuaja.
Në 2023-in çdo qytetarë i këtij vendi qoftë i ri apo i vjetër, qoftë mashkull apo femër, qoftë injorant, mediokër, apo i ditur duhet të mendoj dhe të luftojë për ndryshimin.
Nuk mund të jetohet nën mëshirën e shkopit të gomës dhe gazit lotsjellës, nuk mund të jetohet nën efektin e propagandës dhe shpresës së varur në dritat e kamerave të ERTV-ve.
Për të gjithë njerëzit e lirë të vendit tim uroj me zemër në dorë që Viti 2023 të jetë
Viti i Shpresës,
Viti i aktivizmit qytetar
Viti i Ndryshimit.
GËZUAR 2023.🥂🇦🇱

