(“Tri gjëra nuk mund të fshishen dot gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta.”
Cit.: Buddha)
Asnjë arsye për t’u shqetësuar nga Kina miqtë e mi mbi COVID-19!
🇨🇳 Kur një shtet prej rreth 1.4 miliardë persona ndryshon menjëherë strategjinë nga Covid-zero në hapje në dimër, nuk ka asnjë dyshim çfarë do të ndodhte.
🇨🇳 Nivelet minimale të imunitetit natyrore dhe nivelet e ulëta të imunizimit me vaksina të dobëta kineze do të thonin vetëm një rritje të rasteve në Kinë.
❗ Kujdes:
🦠 Vala që goditi Kinën dhe që është aktualisht në rënie nuk shkaktohet nga ndonjë variant i ri, por janë sërish forma të ndryshme të Omicronit që e kemi prej mbi një viti në Shqipëri dhe Europë.
🦠BF.7 dhe BQ.1 janë të dyja nënvariante të BA.5 e pranishme prej të paktën 8-9 muajsh në Shqipëri dhe Europë.
🇦🇱 🇪🇺 Në Shqipëri dhe Europë imuniteti kolektiv tashmë është i vendosur gjerësisht dhe asnjë nënvariant i Omicronit nuk gjen dot terren të virgjër, pra nuk mund të bëjë më dëme masive.
🇨🇳 Edhe në Kinë po të shohim të dhënat vërejmë të paktën dy elemente kyçe:
👉 Vala e rasteve të infektimeve ka të paktën dy javë që është në rënie (grafiku i sipërm).
👉 Humbjet e jetës ishin shumë më të larta me variantet e para (grafiku i poshtëm), ndërkohë që janë praktikisht pothuajse të papërfillshme gjatë valës së fundit të dhjetorit.
📃 Këto elemente i kemi shpjeguar më herët:
✅ Sa më shumë të jetë e imunizuar popullata (imunitet natyror kryesisht) aq më pak të dëmshme do të jenë valët e infektimeve.
✅ Sa më shumë të përshtatet virusi me njerëzit, aq më shumë infektime do të ketë por do të ketë gjithmonë e më pak humbje jete (fenomeni i homplazisë, ndryshe i njohur si evolucioni konvergjent).
🙏 Si përfundim, rrini të qetë miqtë e mi dhe gëzoni festat me familjet.
🚫📺Fikni televizorët dhe bojkotoni çdo lajm, portal, televizion apo deklaratë që ka prirjen vetëm t’ju fusë në panik të panevojshëm.
🙏 Festa të mbara!
Prof. Asc. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave e Shqipërisë


