Një “zgjerim” ky i “Ballkanit të hapur” të Vucicit drejt Lindjes, ashtu siç pritej.
Një tregues ky i vartësisë së Ramës prej tij, në një kohë kur një regjim të tillë vizash ndaj Kinës e ka vetëm Serbia e Bosnja në Europë.
Një shërbim ky i Ramës e i “Ballkanit të hapur” edhe ndaj Rusisë, si partnere e ngushtë e Kinës.
Një goditje e rëndë edhe për Kosovën e Rajonin.
Kujtoni ato pamje e qëndrime të Kinës e ambasadës së saj në Beograd gjatë bombardimeve të NATO…por jo vetëm atëherë, deri më sot!
Një provokacion anti NATO ky i Qeverisë së Shqipërisë, që kryhet pikërisht kur provokacionet serbe ndaj Kosovës janë në pika kulminante.
Provokacion ky edhe ndaj vetë ShBA, në një kohë që tensionet me Kinën janë shumë lart, duke u konkretizuar me mundësinë e përplasjes në Taiwan.
Provokacion edhe ndaj vendeve të BE, asnjë nga këto vende, apo anëtarët e NATO nuk bëjnë një hap të tillë.
Një proces tejet i rrezikshëm ky, i filluar me “Ballkanin e hapur” e i drejtuar kundër aspiratave tona.
Një strategji e “vizion” anti Perëndim e anti Europe i Ramës qe tashti po konkretizohet duke tentuar të degdisi Shqipërinë sa më larg në Lindje.
Aty ku mund të mbijetojnë autokratët…
Fatkeqesisht historitë lindore të Shqipërisë, të sulltanëve apo diktaturave komuniste, po përsëriten për të “zezën ” e këtij vendi e populli.
Dhe ato hije të së kaluarës do të vazhdojne të “errësojnë ” jetën tonë për aq kohë sa ky popull të qëndrojë i “përgjumur ”!
Tritan Shehu/ Mbas Kinës mbetet Rusia për t’i hequr regjimin e vizave!
Leave a comment
Leave a comment

