Dy lokale janë përfshirë nga flakët në zonën e Brrylit në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.
Fillimisht zjarri ka rënë në një lokal, por është përhapur edhe në një lokal tjetër ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Zjarri u vu shpejt nën kontroll dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe po punon për hetimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

