Kryeministri Edi Rama njofton se, javët e para të vitit 2023 do të jetë i përfunduar tuneli i Llogarasë.
Janë hapur 5.5 kilometra nga 6 kilometra në total, pra jemi në 500 metrat e fundit, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Postimi i tij:
👷♀️👷🏼 ⛰ 🏗️Kantieri i Tunelit të Llogarasë, ku vetëm 13 muaj nga nisja e punimeve, janë hapur 5.5 kilometra nga 6 kilometra në total, pra jemi në 500 metrat e fundit🤜☀️🤛
😍Në javët e para të 2023 parashikohet të përfundojnë plotësisht gërmimet, për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre shumë të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jonian, duke rritur në parametra europiane standardet e sigurisë rrugore


