Belind Këlliçi, deputeti demokrat dhe tashmë kandidat i opozitës për kreun e bashkisë së kryeqytetit, prej ditësh po shkel çdo lagje dhe rrugicë të Tiranës, por edhe fshatrave për të evidentuar problematikën e kryeqytetit dhe takuar banorë të ndryshëm.
Sot, mesa duket, ai ka ndalur në zonën te ish parku dhe përcjellë në rrjetet sociale një video të rrugës “Stavri Themeli”, ku duket qartësisht se është në gjendje katastrofike.
Tirana që duam të ndryshojmë, shkruan ai, dhe e mbyll mesazhin e tij me, “Fitojmë Tiranën”
Ja shënimi i tij:
Pamjet që nuk i shihni asnjëherë në TV sepse propaganda e Veliajt nuk e mundëson asnjëherë. Kjo është Rr. “Stavri Themeli”, tek ish Parku, vetëm 1km larg nga Qendra e Tiranës.
#FitojmëTiranën #14maj




