“Strategjia më e mirë është t’i kundërvihesh strategjisë së kundërshtarit” – Sun Zu, 2500 vjet më parë në librin “Arti i Luftës”.
Kontrolli i nivelit të kërcënimeve, shmangja e provokimit me qëllim mos shkarjen në konflikt dhe fokusimi për një fitore në Ukrainë është strategjia që po ndjek aleanca. Ndërsa Putin synon zgjerimin e konfliktit dhe shmangien e fokusit nga Ukraina.
Çoroditja dhe shkurajimi i kundërshtarit nga objektivi strategjik është gjithmonë objektivi strategjik i kundërshtarit. Strategjia më e mirë ështē ajo strategji, që i kundërvihet strategjisë së kundërshtarit.
Pavarësisht aktivitetit çorientues, eleminimi i qendrës së gravitetit të kundërshtarit apo kundërshtarëve garanton fitoren. Dhe qëndra e gravitetit e Rusisë dhe aleatëve të saj është regjimi i Putinit dhe vetë Putini. Të gjitha këto aktivitete kërcënuese kanë vetëm një wendër graviteti: Putinin dhe regjimin e tij.
Përtej luftës në Ukrainë, ku Rusia po pëson humbje dhe kalimi i dimrit do të shoqërohet me humbje të rënda të Rusisë në muajt që vijnë, është intesifikuar aktiviteti i aleatëve të Putinit në nivel global:
👉Rusia: ka rritur aktivotetin ushtarak detar në Derin Mesdhe dhe Adriatik, pa përjashtuar Detin Balltik, si një kërcënim ndaj sigurisë së vendeve anëtare të NATO-s.
👉Sërbia: ka rritur aktivitetin ushtarak për destabizimin e Kosovës si një kërcënim ndaj sigurisë të Ballkanit Perëndimor.
👉Kina: ka rritur aktivitetin ushtarak kundër Taivanit si një kërcënim në Azinë Juglindore.
👉Irani: ka nisur dy anije në Oqeanin Paqësor, aktualisht pranë Poninezisë Franceze, si nje kërcënim ndaj SHBA.
Lufta në Ukrainë dhe beteja për ruajtjen e rendit botëror, pavarësisht tentativave të Putinit dhe aleatëve të tij për të çorroditur strategjinë e Perëndimit, do të kurrorëzohet vetëm në Moskë, me rrëzimin e regjimit të Putinit. Zhvillimi i luftës në Ukrainë tregon se 2023 do të jetë vendimtare dhe humbja e Rusisë është tashme pranë.
Ky aktivitet i shtuar dhe i koordinuar me aleatët e tij, Sërbinë, Kinën,Iranin dhe ndonjë tjetër, duket si tentativa e fundit për një fitore strategjike. Ruajtja e objektivit strategjik të aleancës për një fitore në Ukrainës, tregon se këto aktivitete ushtarake të koordinuara, nuk po e çorientojnë strategjinë e saj.

