Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me rastin e Krishtlindjes ka vizituar sot edhe Katedralen Katolike në kryeqytet dhe shprehu urimet më të përzemërta Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, si dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Shqipëri.
Ja postimi në rrjetet sociale:
Me rastin e festës së Krishtlindjes, vizitova sot Katedralen Katolike në kryeqytet dhe i shpreha urimet më të përzemërta Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, si dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Shqipëri.
Kjo ditë e veçantë zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, familja dhe te besimi!
Thirrja e djeshme, ku Ati i Shenjtë kërkoi nga njerëzit që të bëjnë diçka të mirë për të risjellë shpresën, vjen e fortë dhe domethënëse për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm.

