Sulmi me armë që ndodhi dje në Paris, ku 69 vjeçari hapi zjarrë dhe vrau 3 aktivistë kurdë dhe mbetën po kaq të plagosur ka ngjallur revoltë të fortë në opinionin publik, në media e në rrjetet sociale.
Mbas ngjarjes së rëndë, komuniteti kurdë ka organizuar një protestl e cila ka degjeneruar në akte dhune.
Gjatë kësaj proteste janë plagosur 5 anëtarë të forcave të policisë.
Autoritetet kanë patur deklarata konfuze për menaxhimin e situatave të tilla dhe për shkaqet e pashpjegueshme të urrejtjes që shfaqin persona të ndryshëm ndaj shoqërisë dhe komuniteteve.
“Ne presim që autoritetet franceze të hedhin dritë të plotë mbi këtë aferë.” Ky është mesazhi i lëshuar të premten më 23 dhjetor nga Këshilli Demokratik Kurd në Francë (CDKF), gjatë një konference për shtyp të organizuar pas sulmit të ndodhur disa orë. më herët pranë qendrës kulturore kurde Ahmet-Kaya në Paris, avokati i CDKF-së, David Andic, e përshkroi këtë sulm si një akt “terrorist” që la tre të vdekur dhe tre të plagosur (përfshirë një në emergjencë absolute), shkruan francetvinfo.fr
Në Twitter Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron gjithashtu iu drejtoi “mendimet e tij viktimave, njerëzve që po luftojnë për të jetuar, familjeve dhe të dashurve të tyre”. Me kërkesë të Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Brendshëm, përfaqësuesit e komunitetit kurd do të priten nga prefekti i policisë së Parisit të shtunën më 24 dhjetor në orën 10:00, njoftoi prefektura në një njoftim për shtyp.

