Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar sot Spitalin e Pediatrisë në Tiranë, ku edhe ka shpërndarë pako me lodra për fëmijët e sëmurë.
Për të gëzuar sadopak të vegjëlit që ndodhen për kurim, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ai thekson se do të çelet investimi i ri për fazën e dytë të modernizimit të spitalit të fëmijëve në QSUT.
Mesazhi i tij:
🏥👩🏼⚕️🧑🏻⚕️Në Pediatrinë e Tiranës, ku çelet investimi i ri për fazën e dytë të modernizimit të spitalit të fëmijëve në QSUT, dhe për të gëzuar sadopak të vegjëlit që në këtë vigjilje Krishtlindje, po marrin trajtim, nën kujdesin e stafeve mjekësore🤍✨🎄🎅🏻
#Dhjetoriifestave🌟
#festatduandashuri❤️

