Fjala në Kuvend e deputetit Xhelal Mziu:
Akti normativ per buxhetin i paraqitur sot në kuvend dhe në një periudhë lufte siç e keni theksuar Ju në këto dhjetë muaj është skandaloze:
E rishikuat buxhetin fillestar tre herë në këtë vit prej luftës!
Në Mars!
Ulët investimet, ulet mbështetjen e bujqësisë, ulët ndihmën ekonomike, etj
Në Korrik!
Përsëri e rishikuat buxhetin por duke e rritur!
Por nuk aplikuat paketë të dytë apo të tretë përveç paketës së rezistencës prej rreth 50 milionë eurove dhjetë herë më pak se rritja e të ardhurave!
Në Dhjetor 2022!
Rishikohet buxheti, madje duke tejkaluar buxhetin fillestar në një vit lufte siç thoni Ju!
Është akti i fundvitit, ku Ministria e Financave rindërhyn në buxhetin e shtetit duke rritur zëra shpenzimesh apo ulur zëra shpenzimesh sipas oreksit të qeverisë por që në finale nuk kemi një buxhet social, nuk mbështeten shtresat në nevoj, nuk mbështet bujqësia, nuk mbështet arsimi, nuk u ulen taksat, nuk u ul aksiza apo taksa e qarkullimit të karburantit, nuk u rritën pagat, nuk u rritën pensionet dhe nuk u rrit ndihma ekonomike dhe pse inflacioni dhe rritja e çmimeve është rritur në shifra historike!!
Qeveria rriti me 5 miliardë leke parashikimin e të ardhurave tatimore vjetore, sepse këtë vit u rritën taksat e tatimet si dhe taksa e solidaritetit për prodhuesit e energjisë!
1.Qeveria rrit me 13 miliardë investimet në raport me rishikimin e Marsit?!
Madje 55% të tyre e realizon në një muaj?!
2. Pse ulet fondi i paketave sociale me 1.88 miliarde leke?
Pse nuk rishperndahet me nje pakete te re? (Totali fondeve te dy paketave ishte 12 miliarde)
Pse nuk rritet fondi i ndihmës ekonomike dukd rritur masën dhe numrin e familjeve në ndihmë ekonomike!
3. Pse ulet me 1 miliarde leke fondi per kompensimin e pronareve!
Pse ulet ky fond në vend që të kopensojen?!
4. Pse u dashkan marre persiper 1 miliarde leke per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura te bashkive!
Cilat bashki do perfitojne?
Mos ka lidhje me faktin qe jemi perpara zgjedhjeve lokale?
Pse nuk bëhet me ligj që të mbështeten bashkitë me fond balancimi, për të gjitha bashkitë poshtë nivelit mesatar, por që i kanë shfrytëzuar potencialet e tyre fiskale.
5. Qeveria rialokon 12.4 miliarde leke shtese per rindertimin.
Kur perfundon financimi nga buxheti i shtetit?
Janë investime korruptive me çmime 2 herë më shumë se vlera faktike!
6. Pse nuk rriten pagat e administratës me 15-20%, ku 69% e punonjësve të administratës shtetërore janë në pritje për të ikur jashtë shtetit për arsye ekonomike!
7. Pse nuk u rtit mbështetja e bujqësisë si vendet e rajonit.
Duke dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët dhe blektorët.
Duke dhënë subvencion si vendet e rajonit për çdo hektar apo dylim tikë, për çdo kg apo kv produkti frutikulture apo petimtarie!
Kompensim për kokë gjedhi apo të imtash si rajoni, për mbështetjen e prodhimit të qumështit etj.
8. Sipas Eurostat Shqipëria e fundit për!
=Për të ardhurat për frymë!
Shqipëria 32% të mesatares BE.
Bosnja Hercegovina 33%
Maqedonia 42%
Serbia 44%
Mali zi 48%.
=Konsumi individual për frymë
Shqipëria 39%
Bosnja 41%
Maqedoni 51%
Serbia 53%
Mali zi 60%
=Treguesi i të ardhurave për frymë!
-Jemi të fundit e rajonit.
-Pagat më të ulta.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i vë vulën korrupsionit dhe grabitjes së fondeve publike nga Qeveria.
Shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliardë euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022.
Së pari, mosrealizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.
Së dyti shkelje të rënda të disiplinës financiare, në administrimin e të ardhurave.
Në buletinin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), ku:
38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet ose 47 miliardë lekë, ku tatimet zënë mbi 90% të saj.
62% nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, me vletë 74 miliardë lekë, ku 53 miliardë lekë vinë për shkak të prokurimeve publike!
Vetëm nëse do kishim 122 miliardë lekët do kishim një buxhet të kompletuar për të përmbushur çdo standartë të punonjësve, të familjeve, të fermerëve, të pensionistëve dhe të çdo shtrese në Shqipëri!
Në përfundim dua të them se në një vit Lufte dhe Krize kishim një buxhet anti social dhe një buxhet korruptiv dhe në vitin aktual por dhe në buxhetin e vitit në vazhdim vitit 2023.

