Kështu shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa me inisiativë të ministres Elva Margariti ka pritur një grup të veshur me Xhubletën tonë emblematike.
Kujtojmë se Xhubleta shqiptare u klasifikua si pjesë e trashëgimisë botërore.
Postimi i tij:
XHUBLETA – Thesar i KOMBIT, tashmë pasuri e gjithë njerëzimit! ❤️
Një falenderim 🙏🏼 për Ministren Elva Margariti, Ministrinë e Kulturës e për gjithë gratë e malësisë që na sollën magjinë e traditës në TIRANË.
Xhubleta nuk është thjesht veshje, por ansambël elementesh që përfaqëson historinë shumëvjeçare të kombit tonë, dëshmi e një vlere të madhe kulturore. Shpallur nga UNESCO, trashëgimi kulturore botërore! 😊
Krenari! 🇦🇱🦅




