Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTVSH.
Me këngën “Evita”, Lila mori pikët maksimale.
Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.
Në vend të tretë u rendit 2 Farm me këngën “Atomike”.
Theksojmë se në Eurovision do të shkoi Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, sepse ishte përcaktuar rregulli që këngën përfaqësuese në kompeticionin e madh të muzikës europiane do ta zgjidhte publiku, të cilët votuan Albinën dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”

