Sot ka dhënë dorëheqjen drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Risena Xhaja.
Xhaja ka qenë zv.drejtore e përgjithshme e kadastrave dhe hipotekës, por u komandua si drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar si një eksperte dhe dorë e fortë në sistemin e regjistrimit të pronave.
Një vit pas komandimit në këtë detyrë, Xhaja ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa do të vijojë të mbajë funksionin si zv.drejtuese e përgjithshme e ASHK-së dhe drejtueses së drejtorisë së apelimit pranë kësaj agjencie.
Nuk dihet ende kush do e drejtojë kadastrën durrsake pas kësaj dorëheqjeje, ndërsa prej një viti pritej emërimi në krye të saj i drejtuesit të ri në Durrës.

