Kështu ka bërë ironi kryeministri Edi Rama nga Derviçani, teksa shoqëronte kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Ata janë pritur nga qindra banorë të minoritetit të bashkisë Dropull dhe autoritete vendore.
Në fjalën e tyre, të dy kryeministrat i kanë kushtuar vëmendje marrëdhënieve të dy qeverive dhe miqësisë midis dy popujve.
Rama ndërsa fliste, bëri edhe ironi teksa e përkufizoi veten si “tradhtar profesionist”, kampionin olimpik Pirro Dhima si “djalli vetë” dhe pyeti: Spiro ku je ?, duke nënkuptuar Spiro Kserën, i cili është nga Derviçani dhe ish ministër në qeverinë Berisha 2009- 2013.
Rama: “Më vjen mirë që nga ky komunitet ka artistë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë por që janë të pandarë nga kjo zonë.
Më behet qejfi qe kemi mes nesh edhe djallin vete, Pirro Dhima, ku je Spiro. S’kanë lënë gjë pa i thënë, por siç thotë Niçja, çfarë nuk të vret të forcon, kështu që edhe ti më i fortë bëhesh, e unë si tradhtar profesionist të përshëndes”

