NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    6 hours ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    6 hours ago
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    1 day ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha: Keni zhvilluar 280 tendera sekretë për të vjedhur! Keni vjedhur 122 miliardë lekë.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
Kryesore Politikë
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha: Keni zhvilluar 280 tendera sekretë për të vjedhur! Keni vjedhur 122 miliardë lekë.

Neutrale
Last updated: 2022/12/22 at 1:43 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kështu është shprehur lideri demokrat Sali Berisha sot në seancën parlamentare.

Ja fjala e tij:

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PARLAMENT

Të dashur qytetarë dhe qytetare, që ndiqni këtë seancë. Zonja dhe zotërinj deputetë.

Sot diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Çfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave strikte zyrtare të Komisionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky ishte buxheti i vjedhjes së 122 miliardë lekëve nga këta që qendrojnë që nxijnë prapa shpinës sime, dhe vartësit e tyre.

Nuk është kjo një shifër që del nga opozita. Kjo është një shifër që del nga institucioni zyrtar kushtetues i këtij vendi. Keni vjedhur 122 miliardë lekë. Keni vjedhur 30% më shumë se shumë se të gjitha rrogat që merren në Republikën e Shqipërisë. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet dhe kjo nuk është për të gjithë vitin, por vetëm brenda 9 muajve të parë të vitit 2022. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku.

Keni vjedhur, sepse nga 20 tendera, sepse zhvilluat në 8 vite, nga viti 2005, nga viti 2013 keni zhvilluar 280 tendera sekrete për të vjedhur. Keni vjedhur sepse 30% të tenderave ia keni dhënë atij që keni dashur, pa garë. Keni vjedhur, sepse 61% të tenderave sipas Komisionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ua keni dhënë atyre që kanë sjellë ofertën më të lartë me çmim maksimal.

Ku janë këto hajdutët që ikin nga mbrapa moj zonjë? Pse nuk kanë kurajo të rrinë po kanë frikë të rrinë nga vjedhjet e tyre? Do t’ua plas të gjitha këtu në Parlament, dhe dil ti këtu mbroji ata. Kush i vjedh këto? Kush e ndërton rrugën me 24 milionë euro kilometrin? Cili e bën këtë? Kush e shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 150 euro? Kush e bën këtë? Jo moj këto i bëjnë! Po më të bardha janë karriget pa ata, sesa me ata, që vjedhin në këtë mënyrë.

Mjerojnë! Shqiptarët po ikin çdo ditë.

Keni vjedhur, sepse në një rast unik në botë, në planet, një kompani së cilës i janë arrestuar dhjetëra e dhjetëra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro. Vazhdon të marrë çdo javë 1 milionë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. Se kurrë nuk mund të ndodhte, se SKAP-i i partisë nuk guxon ta bllokojë. Nuk guxon ta konfiskojë. Nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e tmerrshme të përditshme të Edi Ramës dhe planit të tij me djegësat.

Keni vjedhur dhe vidhni botën mor!

E keni marrë vesh, apo jo? 2,2 miliardë janë vjedhur me Bitcoin nga ortaku i Olsi Ramës. Amant Josfi bën kërdinë në Spanjë, në Gjermani, në Itali, dhe e përcollët njëlloj. Kush e përcolli? Olsi Rama e përcolli në Dubai. Kush e përcolli Genti Xhixhon në Kubë? Olsi Rama e përcolli me makinën e tij, Padronin e Xibrakës.

Pse nuk rrinë këtu më thuaj pak? Ku janë? E tmerrshme!

Nga zonja janë transformuar në Manonesko të pamëshirë, se ajo ishte edhe romantike në veprimet e saj, kurse këto nuk ngopen në asnjë mënyrë, në asgjë. Shiko çfarë thotë kjo? Po përçani veriun nga jugu. Po ka mendje njerëzore në Shqipëri që t’i lejojë vetes që të investojë 350 milionë euro Lekaj-Fier, në një rrugë që nuk ka absolutisht asnjë problemë trafiku, përveç rrethrrotullimit afër Kolonjës së Lushnjës, në një kohë kur rruga, me trafik më të madh pas Rrugës së Kombit, rruga Lezhë-Shkodër lihet në mëshirë të fatit, dhe habitet kjo, habitet, që kryeson pas Ramës tani pas vjedhjeve në Shqipëri. Sepse flitet për hidrocentralet. Shet injorancë dhe hajni këtu.

Në një akt të turpshëm, korruptiv, hoqi rentën Edi Rama, një kusht i Organizatës së Federuar në OKB. Dhe kjo habitet, kërkoni edhe shpërblim për energjinë që prodhon. Po si të mos kërkojë shpërblim ai? Që ia ke transformuar jetën me liqenin që ke ndërtuar aty. Shet injorancë. Po hajnia të verbon mo. Hajnia s’të lejon me pa asgjë! Të dëgjosh asgjë!

Po si mund të thotë një ministre, më thoni ju mua, pretendoni të përfitoni nga energjia. Po s’do mend çdo njeri do përfitojë nga pasuritë që nxjerr aty, janë lokalë, janë kombëtare. Lokalët do përfitojnë. Kombëtarët do përfitojnë. Këto janë rregulla.

Ndaj edhe buxheti i 2022, do mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha qeveritare. Si buxheti i shpërdorimeve dhe abuzimeve më të mëdha.

Nqs shqiptarët sot festojnë këtë vit dhe këto Krishtlindje në këtë gjendje, festojnë sepse ju vidhni, vidhni dhe vidhni me xhepa, vidhni me valixhe, vidhni, me çdo mjet, nuk ngopeni.

Po si ka mundësi, një sipërmarrje me 20 të arrestuar vazhdon të marrë 1 milionë euro në javë. Po ka mundësi se është sipërmarrja e Kryeministrit. Se ndryshe nuk mund të ndodhë kurrë! Kurrë!

Gjindet një italian që thotë jam 30% dhe që merr 300 mijë euro në ditë, si i merr? Po i merr se është punëtor i Kryeministrit. Janë paratë e Kryeministrit. Të kujt tjetër mund të jenë ato? Po të jenë të dikujt tjetër ato, do të bllokohen. A e dini ju që ky Kryeministër në kundërshti me Kushtetutën k autorizuar veten për të drejtë konfiskimi. Dhe ulet thotë konfiskova. Po konfisko pak sipërmarrjen tënde o hajdut, që ta provosh që s’je hajdut! Por nuk provon dot asgjë, se vetëm vjedh dhe vetëm vjedh.

Sille pak. Thuaji shqiptarëve kush e përcolli Amnat Josifin në Dubai? Sa ditë u mbajt këtu fletëarresti për Amant Josifin? Një javë u mbajt. Derisa mbushi valixhet, baulet dhe u nis në Dubai, në parajsën e Bitcoin-it, dhe pastaj nanuris shqiptarët, po blej drone, po blej satelite.

Na thuaj pak njëherë, sa i blen dronet? Nuk e thua çmimin, sepse vjedh! Në të gjithë botën, çfarëdo që të blihet, edhe sistemet më të sofistikuara, kanë çmim dhe u tregohet popullit. Po shpenzoj kaq për mbrojtjen. Kurse këtu gjithçka vendoset si në shpella.

Sa kushtuan dronet Z.Majko, se ke ngel vetëm ti këtu. A e di ti që ke qenë Kryeministër, me mbrojtje je marr. Sa kushtuan ato 6 drone? Se di! Jo, se di, sekret. Sekret, sepse vjedhin.

A jemi ne anëtarë NATO-s? Kush e kontrollon hapësirën ajorore? Në rradhë të parë përdori ato para për të rritur rrogat e ushtarëve. Janë gjysma e ushtarëve që kanë dhënë dorëheqjen se nuk jetojnë dot, me pagën mizerabël që marrin. Të paguajmë ushtarët njëherë, oficerët, policët, pastaj të shkojmë te satelitët.

Të lutem shumë, cila kohë? Ku janë këta? Këta s’janë këtu. Ja paska ardhur ky badigardi i Edi Ramës.  Ditën i rri bodyguard, natën i bën gjëmën.

Me atë votimin që u bë më thuaj pak, çfarë roli luajte ti? Cili ishte roli yt? Epo ja, kjo është pyetja që kam unë për ty.

Neutrale December 22, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
6 hours ago
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
6 hours ago
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
1 day ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
1 day ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
1 day ago

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?