Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis në Derviçan të bashkisë Dropull.
Para qindra banorëve të zonës dhe autoriteteve lokale, të dy kryeministrat kanë shprehur ndjenjat miqësore që ekzistojnë midis dy popujve fqinjë.
Ata gjithashtu kanë theksuar se, minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi mbeten ura miqësie midis dy vendeve dhe dy popujve tanë.

