Në mëngjesin, rreth orës 02:00, sipas orës lokale, të fatës 18 dhjetor 2022, për shkak të kohës së keqe, është mbytur korveta HTMS Sukhothai (FS-442) e Forcave Detare të Tajlandës. Ende është e paqartë, por flitet për 33 detarë të humbur nga 106 vetë të ekuipazhit.
Anija ishte duke operuar në Gjirin e Tajlandës në detin me forcën 5-6, kur ka pësuar një difekt në sistemin elektrik, i cili ka sjellë fikjen e të gjithë sistemeve në anije, duke përfshirë dhe mosfunksionimin e pompsve të tharjes. Për tre orë anijrt të tjera ushtarake tajlandeze jane munduar ta ndihmojnë, por ka qënë e pamundur. Anija u mbyt në 02:00 të datës 18 dhjetor 2022 mbas një animi prej 60⁰ dhe rreth 33 detarë rezultojnë të humbur nga 106 vetë të ekuipazhit.
Korveta HTMS Sukhothai është prodhuar në SHBA në vitin 1987 dhe ka hyrë në armatim në vitin po atë vit. Ka nje tonazh prej 960 ton, gjatësi 76,8 m, gjerësi 9 6 m dhe peshkim 4,5 m.


