Sikurse dje edhe sot ka nisur me debate seanca parlamentare.
Polemikat kanë nisur midis ministres së financave Delina Ibrahimaj dhe Gazment Bardhit, për t’u zhvendosur më tej në replikat e Ibrahimaj me deputeten Jorida Tabaku.
Në një çast, ministrja e financave i është drejtuar Tabakut duke e përcaktuar si opozita e vulës.
Mbas kësaj është përgjigjur deputetja demokrate duke i thënë: Të të vij turp që përdor shprehi të tilla.
Kujtojmë se kjo është seanca e fundit për vitin 2022.

