Kështu ka thënë kryeministri Edi Rama, ndërsa ka bërë një vizitë te Piramida, i shoqëruar nga Haluk Bayraktar, shefi i kompanisë së famshme të prodhimit të droneve “Bayraktar”.
Kreu i qeverisë thekson se, “Bayraktar” ka pranuar ta sjellë përvojën e saj edhe në Shqipëri, duke ofruar trajnime falas për të gjithë fëmijët shqiptarë për t’u aftësuar në fusha të ndryshme të botës digjitale.
Ja shënimi i Ramës:
🏗️Në kantierin e Piramidës së Tiranës, bashkë me Haluk Bayraktar, shefi i kompanisë së famshme të prodhimit të droneve “Bayraktar”, kompani e cila ka një rrjet të tërë të qendrave të shkencës së teknologjisë në shumë qytete, e që ka pranuar ta sjellë përvojën e saj edhe në Shqipëri, duke ofruar trajnime falas për të gjithë fëmijët shqiptarë për t’u aftësuar në fusha të ndryshme të botës digjitale👩💻👨💻📱💻🖱️🖥️

