NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    3 hours ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    3 hours ago
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    1 day ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: VITA BLLOSHMI/ PËRTEJ SYVE TË HESHTJES
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
Kryesore Politikë
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

VITA BLLOSHMI/ PËRTEJ SYVE TË HESHTJES

Neutrale
Last updated: 2022/12/21 at 5:41 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

-Tregim-

-Mami, mami, shiko sa bukur ka dalë pema e Krishtlindjes. Kemi edhe pak dhe e mbarojmë me babin, -i thirri me gëzim Erza sapo Antonia hapi derën e shtëpisë dhe hyri në koridor. Ajo la çantën në mobiljen e koridorit, ku e linte gjithnjë, dhe përqafoi fort bijën e saj.
-U lodhe? – e pyeti Mariani, duke e puthur në faqe.
-Pak,- buzëqeshi Antonia, – puna me fëmijët është sa e bukur aq dhe e vështirë.
Erza fluturonte nga njëri cep i shtëpisë në tjetrin. Ishte një fëmijë e qeshur dhe mjaft e lëvizur. Ishte pragu i festave të dhjetorit dhe dihet që atmosfera bëhet më e bukur dhe më e gëzueshme, sidomos për fëmijët. Në çdo dhtëpi duket sikur troket lumturia e fëmijët janë ata që e ndjejnë më shumë këtë.
-Mami, të pritëm ty për të vendosur yllin e Krishtlindjes e për t’i ndezur sëbashku dritat e pemës, -i tha Erza.
Ishte një rit që e bënin çdo vit të tre bashkë, si urim për një vit të bukur me bekimin e zotit. Ndërsa Mariani e Antonia e mbanin në krahë Erzën, ajo vendosi Yllin e Krishtlindjes në majë të pemës që ishte zbukuruar aq hijshëm. Pastaj ndezën dritat, duke patur në sfond një muzikë të lehtë nga këngët uruese për Krishtlindje. Atmosfera e festave kishte pushtuar shtëpinë dhe Antonia ishte e lumtur për familjen e saj të vogël, por të bukur.

* * *

Të nesërmen, kur shkoi në klasë, Antonia u kërkoi fëmijëve të bënin një temë, ku të përshkruanin përgatitjet që bëheshin në shtëpinë e secilit për festën e Krishtlindjes. Të gjithë ishin të lumtur e të kënaqur me temën dhe filluan të shkruanin për ato çka kishin bërë dhe çfarë po bënin për festa.Vetëm Klea nuk shkruante. Vështrimi i saj ishte i humbur në hapësirë. Kishte disa ditë që Antonia vërente një farë ndryshimi tek Klea. Ishte bërë më e heshtur, nuk luante me shokët e shoqet si gjithmonë, në pushimin e madh rrinte disi e veçuar. Herë-herë dukej si e trembur dhe vështronte nga dera sikur nga çasti në çast do të hynte dikush.
Klea ishte një fëmijë i bukur, kishte një karakter të gjallë dhe shpesh ishte epiqendër e lojës në grup me fëmijët e tjerë. Antonia kishte ardhur këtë vit në këtë shkollë dhe i njihte prej disa muajsh këta fëmijë. Por kohët e fundit Klea i jepte përshtypjen që diçka kishte. Edhe kur e pyeste në mësim, ajo ose përgjigjej dobët, ose nuk përgjigjej fare, çka nuk ishte e zakonshme për të, sepse të gjithë mësuesit e mbanin për nxënëse të mirë.
Ra zilja dhe të gjithë dorëzuan fletoret e tyre. Ndërsa Klea e kishte fletën të bardhë. Sytë e saj ishin si të lodhur e dukej sikur nga çasti në çast prej tyre do të vërshonin lotët. Antonia bëri sikur nuk e vuri re këtë gjë, por me bisht të syrit vazhdonte të vështronte çdo veprim të saj. Ajo rrinte e strukur aty në bankën e tretë dhe vazhdonte të ishte si e përhumbur. Adela, njëra nga shoqet e saj të ngushta, shkoi ta merrte që të luanin bashkë në pushimin e madh, por ajo e kundërshtoi, duke u strukur më shumë në qoshe të bankës. Në duar mbante një topth të vogël blu, nga ata që përdorin të sëmurët pas ndonjë operacioni për rehabilitimin e muskujve.
Edhe gjatë orëve të mësimit që pasuan, ajo hapte e mbyllte dorën e saj të vogël me topthin blu, duke e kaluar nga njëra dorë në tjetrën… Nganjëherë lëvizja e dorës së saj ishte nervoze e topthi në duart e saj dukej si ndonjë gur që ajo donte ta hidhte diku, kundër dikujt.
Pas orës së mësimit, Antonia u ndal e bisedoi pak edhe me koleget e saj për këtë gjë. Edhe ato kishin vënë re njëfarë tërheqjeje të Kleas dhe një rënie të saj në mësime edhe në lëndët e tyre. Por e konsideronin si diçka kalimtare, se Klea nuk i zhgënjente asnjëherë me rezultatet e saj përfundimtare. I thanë që Klea vinte nga një familje pa probleme dhe me siguri do ta kalonte këtë situatë.
Gjithë mbasditen Antonias nuk iu hoq nga mendja gjendja dhe sjellja e Kleas. Ajo mundohej të shikonte veprimet e së bijës, Erzës, të kapte fjalët e saj, raportin me lodrat etj. Nuk shikonte asgjë të ngjashme me gjendjen e Kleas, sepse Erza ishte shpërthyese, e gjallë, e natyrshme në gjithçka që bënte, luante dhe u fliste lodrave të saj, pastaj vraponte tek e ëma dhe e mbulonte me njëmijë pyetje të ndryshme.
Jo, nuk duhet lënë në vetmi ajo fëmijë. Me siguri diçka e mundon, thoshte me veten e saj Antonia e nuk po përqëndrohej dot në punët e saj të zakonshme në shtëpi. Në këtë gjendje e gjeti i shoqi.
-Zemër, çfarë të mundon? Nuk më dukesh mirë, – i tha Mariani që sapo ishte kthyer nga puna e hyri në kuzhinë. Antonia u përmend dhe u mundua t’i buzëqeshte. I shoqi e njihte mirë dhe e kapte përnjëherë çdo lloj velature në fytyrën e saj. E për këtë i vinte mirë.
-Jo, nuk kam asgjë. Por më ka mbetur mendja tek një nxënësja ime, Klea, e cila më duket disi e çuditshme prej disa ditësh. Nuk flet, nuk luan me shoqet e saj. Edhe në mësime ka rënë.
-Mami, çfarë ka Klea? Mos është e sëmurë?,-pyeti Erza që e kishte kapur muhabetin e prindërve dhe e largoi vëmendjen nga lodrat e saj.
-Jo, asgjë të keqen mami, thjesht është e papërqëndruar në mësime këto kohët e fundit.
-Po ti mos i verë nota negative, se Klea është e mirë,-foli prapë me naivitet Erza.
Antonia e mori pranë, i përkëdheli flokët me dashuri dhe vajza iku sërish tek lodrat e saj. Ndërsa dy prindërit kaluan në sallon ku vazhduan muhabetin.
-Mbase është ndonjë fazë kalimtare. Kushedi kush e ka mërzitur,-i tha Mariani. -Po ti mos e ngarko veten më tepër se sa duhet.
– Ashtu më thanë edhe koleget. Por mua nuk më duket kalimtare. Tashmë kjo gjendje vazhdon prej më se dy javësh. Them ta bisedoj një herë me të ëmën,- tha Antonia.
-Si të duash, por them të mos ekzagjeroni. Fëmijë janë, sot zemërohen e shqetësohen për vogëlsira, nesër luajnë e vrapojnë sërish si të mos kishte ndodhur asgjë.
-Mbase edhe po e teproj,- tha Antonia, por se ç’ kam një ndjesi jo të mirë. E kam vështruar gjatë këto ditë e më dhemb vetmia e saj.
Të nesërmen Antonia vajti pak më shpejt se herët e tjera në shkollë dhe po vështronte nga dritarja ardhjen e fëmijëve të shoqëruar nga prindërit. Kur pa nga larg Klean me mamin e saj, zbriti menjëherë shkallët, priti sa Klea të ndahej nga e ëma dhe, pa i rënë asaj në sy, ndaloi të ëmën dhe ia shprehu shqetësimin e saj. E ëma e vajzës në fillim u duk pak si e habitur nga ato çka po i thoshte mësuesja dhe i tha që nuk kishte vënë re ndonjë ndryshim në sjelljet e vajzës.
-Të them të drejtën unë jam shumë e zënë me punë e kthehem vonë në shtëpi. Është burri im që merret më shumë me vajzën dhe e ndjek edhe në përgatitjen e mësimeve pasditeve. Nuk më ka thënë ndonjë gjë për rënien e saj në mësime.
-Çfarë pune bën i ati? – pyeti mësuesja.
-Ai nuk është i ati. Klean e kam patur me martesën e parë. Ishte ende shumë e vogël kur u divorcuam. Me burrin e tanishëm jemi akoma në fazën e bashkëjetesës. Ai e do Klean si ta kishte vajzën e vet dhe e ndihmon gjithnjë në përgatitjen e mësimeve. Shpesh e nxjerr edhe parqeve për ndonjë shetitje kur koha është e mirë.
-Ka qenë i martuar më parë? Ka patur fëmijë?- pyeti sërish mësuesja.
-Jo, ka patur një lidhje, e cila nuk ka shkuar mirë. Pastaj u njohëm bashkë. Ka një vit e ca që bashkëjetojmë.
-Mbase është mirë ta bisedoni edhe me të këtë problem, meqenëse ai kalon më shumë kohë me vajzën. Mbase ai ka vënë re ndonjë ndryshim, por nuk jua ka thënë për të mos ju shqetësuar.
Pas kësaj bisede Antonia u largua, sepse ra zilja për të filluar orën e mësimit. Kishte vendosur ta vëzhgonte me kujdes Klean, pa i rënë aspak në sy.
Gjatë orës së mësimit kaloi disa herë pranë bankës së saj. Në një moment, për ta aktivizuar, i bëri një pyetje. Klea u ngrit nga vendi dhe si për çudinë e saj, u përgjigj mirë. Antonia u afrua, i tha një brava Klea dhe zgjati dorën t’i përkëdhelte flokët. Nga ky gjest u duk sikur vajza u drithërua dhe u tërhoq pak, por pastaj nuk bëri zë dhe u ul e heshtur në bankë. Një hije e re trishtimi sikur ra në fytyrën e saj. Antonias i mbeti në mendje ky gjest.

* * *

Pas festave të fundvitit, në ditën e parë të semestrit të dytë të shkollës, në orën e vizatimit Antonia u shpërndau nxënësve fletoret e vizatimit dhe u tha të tregonin me anë të figurave si i kishin kaluar ditët e festave dhe pushimet dimërore. Të gjithë nxënësit e pritën me kënaqësi këtë gjë dhe iu vunë menjëherë punës.
Antonia po vështronte me bisht të syrit Klean. Ajo ndenji disa çaste e menduar, me atë trishtimin që tashmë nuk i hiqej nga fytyra prej kohësh. Pastaj mori lapsin dhe uli kokën mbi fletore. Kishte filluar të vizatonte. Antonia u gëzua nga kjo gjë, por nuk iu afrua, që të mos tërhiqte vëmendjen e saj. Veçse nga larg vëzhgonte që vajza nuk po i përdorte edhe ngjyrat, siç bënin fëmijët e tjerë. Punonte thjeshtë me lapsin e zakonshëm. Megjithatë nuk ishte një problem. Vizatimi ishte i lirë dhe secili nxënës mund të përdorte ngjyrat sipas vizatimit që kishte zgjedhur të bënte.
Ra zilja dhe nxënësit i dorëzuan fletoret. Nga të fundit e dorëzoi edhe Klea. Antonia nuk e pa përnjëherësh vizatimin e saj, por i mori fletoret për në shtëpi.
Kur arriti në shtëpi, nuk kishte njeri. Mariani me sa duket kishte shkuar të merrte Erzën nga shkolla. Vajti në sallon, i vuri fletoret mbi tavolinë dhe kërkoi fletoren e Kleas. Sapo e pa vizatimin një si gjendje alarmi i kaloi nëpër tru. Vajza nuk kishte vizatuar pemën e festës, babagjyshin e vitit të ri apo gjëra të tjera nga atmosfera festive. Ajo kishte vizatuar një vajzë të vogël në krevat, që tërhiqte mbulesat për të mbuluar fytyrën, ndërsa një egërsirë me dhëmbët e ckërmitur i afrohej shtratit të saj.
Antonias i ra fletorja nga dora.
-Jo, nuk ka mundësi,-tha.
Pastaj, pa humbur kohë, i ra telefonit të kunatit të saj, që punonte si psikolog në një qendër për të vegjël. Ai i tha që të shkonte menjëherë tek ai. Mori fletoren e vizatimit dhe ia çoi në studio. Ai u shqetësua, por i tha që nuk duhej të nxitoheshin. Në fillim do fliste me vajzën dhe me shërbimet sociale, pastaj të shikohej vijueshmëria e punës me vajzën.
Të nesërmen Klea mungoi në shkollë. Edhe të pasnesërmen. Antonia u shqetësua dhe po mendonte të shkonte tek e ëma për të biseduar e për të pyetur se si ishte vajza. Ndërsa po i hipte makinës për të shkuar tek shtëpia e Kleas, i ra telefoni. Ishte i kunati.
-Kishe të drejtë në dyshimin tënd,-i tha ai.-Ai mostroja, që hiqej si baba i mirë, abuzonte me vajzën. Mbrëmë e kanë arrestuar. Tani me vajzën do merren për ca kohë shërbimet sociale, pastaj do rikthehet tek ti në klasë.

Neutrale December 21, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
3 hours ago
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
3 hours ago
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
23 hours ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
1 day ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
1 day ago

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?