Deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi, në seancën e sotme parlamentare i është drejtuar kolegut të tij, Enkelejd Alibeaj, duke i kërkuar aktin e përjashtimit nga grupi parlamentar.
Baçi, më tej është shprehur se demokratët e vërtetë jemi ne, jo ju që bëni patericën e qeverisë dhe mbani me oksigjen Ramën.
Deputeti fierak, bashkë me shënimin e mëposhtëm në “Facebook” përcjellë edhe videon e fjalës së tij, pikërisht për këtë çështje.
Ja sinteza:
“Sot ne parlament!
Ka koh, qe mazhoranca bene lojen e piste me patericat e saj, qe vet quhen drejtues te opozites!
E vtmja menyre e tyre, per te qendruar ne pushtet eshte, likujdimi i opozites se vertet dhe emerimi i mercenareve politik, si opozite, qe nuk kan as turp dhe as moral, pasi u jane errur syte nga perfitimet personale dhe nuk duan me tja dine, per demokratet dhe shqiptaret qe ju kane dhen voten!”

