Në seancën e sotme parlamentare janë shfaqur dukshëm kontradiktat midis palëve brenda demokratëve.
E gjitha ka nisur kur Flamur Noka ka kërkuar fjalën, duke vënë në dukje se grupi i deputetëve të Berishës është futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare.
Mbai Flamur Noka mbaroi fjalën, nisi konflikti mes deputetëve të grupit të Rithemelimit dhe grupit të Enkelejd Alibeajt.
Debatet ishin të ashpra deri në fyerje midis tyre.
“Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Këtu, këtu. Do vij të ta tregoj ty edhe atij tjetrit. Legen”, është shprehur Noka duke ju drejtuar Alibeaj.
Alibeaj nuk ka heshtur por është përgjigjur edhe ai, por duke fyer deputetin Tritan Shehu, dhe ky moment është i paqartë, pse j’u drejtua Tritanit.
“Mos ma bëj dorën ashtu legen”, i ka thënë Alibeaj Shehut.
Vazhdojnë debatet dhe polemikat në seancë…

