Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka pritur sot homologun grek Nikos Dendias në një vizitë zyrtare.
Mbas takimit ata kanë dhënë dhe një deklaratë të përbashkët për mediat.
Forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe stabiliteti në rajon kanë qenë kryefjala e bisedimeve.
Xhaçka ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër krahas videos së konferencës së përbashkët:
📍 Me homologun 🇬🇷 Nikos Dendias në një diskutim mbi marrëdhënien bilaterale mes dy vendeve tona, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë. 🇦🇱🤝🇬🇷

