Rikthimi në 24 dhjetor i Ahmet Zogut mbas Grushtit të Sthtetit, apo “Revolucioni i Qershorit”,
sikurse e quante historiografia komuniste, konsiderohet një nga datat historike në historinë e Shqipërisë dhe njihet si “Triumfi i Legalitetit”
Pikërisht për këtë ngjarje ka reaguar kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpetim Axhami.
Me një postim në rrjetet sociale, ai e konsideron si dhjetorin e parë të lirisë.
Ja postimi i plotë i tij:
Pak ditë na ndajnë nga data 24 dhjetor, ku jo vetëm legalistët-zogisto-mbretëror, por të gjithë shqiptarët dhe institucionet shtetërore, duhet ta kujtojnë e të krenohen me këtë datë.
Kjo datë, duhet të kujtohet si një datë kur për herë të parë në Shqipëri u hodhën themelet e demokracisë, themelet e njohjes dhe kthimit të legjimitetit të votës së lirë.
“Triumfi i Legalitetit” mbështetur dhe njohur nderkombëtarisht, nën drejtimin e Ahmet Zogut, në mënyrë paqësore, bëri dështimin e Grushtit të shtetit të Qershorit 1924, duke mos lejuar instalimin e bolshevizmit në Shqipëri, frymëzuar ky prej revolucionit Rus.
“ATDHEU MBI TË GJITHA.🇦🇱

