Ka reaguar kreu i PL-së, Ilir Meta për prishjen e pallatit te rruga “Myslim Keta”, ku 90 familje humbin banesën.
Me një status në rrjetet sociale, Meta shkruan se, “Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij”
Postimi i tij:
Shembja e pallatit në Rr. “Myslym Keta” është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji.
Natën dhe me dhunën e Policisë së “Rilindjes” qytetarëve ju rrëmbehet dhe ju shkatërrohet prona që të majmen klientët e “Rilindjes”.
Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij.
14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t’ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar.



