NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    1 day ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    3 days ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Fjala e Kryepeshkop Visarion Xhuvanit në varrimin e Haxhi Vehbi Dibrës (1937)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
Kryesore
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Fjala e Kryepeshkop Visarion Xhuvanit në varrimin e Haxhi Vehbi Dibrës (1937)

Neutrale
Last updated: 2022/12/19 at 9:26 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Nji dorë trokiti ke porta e banesës s’ime: dola për të pamë kush ishte e s’gjeta njeri. Por tue hudhun sytë këndej hetova tanë këta njerëz e m’u ba se kjo trokitje kishte nji fuqi simbolike, prandaj vrapova dhe erdha këtu.

Haxhi Vehbiun e kam njoftun si nji nga të parët kryetarë shpirtnuer, qe i pari që u dha dorën të Krishtenëve tue u thanë se e ndjekin besimin që na kanë lanë trashëgim të parët, porse kudo në jetën tonë jemi vllazën të pandashëm.

Unë sot po thyej pengesën e mosmarrjeve pjesë nga ana jonë në ceremoni të tilla: na jemi vllazën.

Myslimanizmi shqiptar duhet të jetë krenar që pati në gjinin e vet burra si i ndjeri: uroj nga zemra që të vazhdojë të ketë të tillë.

Ai po ju len juve, shokë të klerit mysliman, idealin e tij që po forcohet dita ditës: Haxhi Vehbiu asht nga ata që i pjell rrallë koha. Ai tashti prehet i sigurtë se misioni i tij atdhetaro-fetar qëndron ndër duer të mira si të juejat.

Haxhi Vehbi Efendi Dibra do të mbesi i paharruem në historinë e Shqipnisë së Re edhe në pikëpamje tjetër: asht i pari kryetar i fesë muhamedane në Shqipni i cili, tue qenë prej origjine i Shqipnisë s’Epërme, respektohesh, simpatizohesh që në kohnat kur nuk ishte brumëzue mirë si sot bashkimi i plotë kombëtar, respektohesh dhe simpatizohesh si prej shqiptarëve të Jugut ma të largët të Shqipnisë ashtu edhe prej atyne të Veriut ma të epërm, si prej të krishtenëve dhe prej muhamedanëve.

Kohnat në të cilat jetojnë dhe sundojnë punët e fesë Muhamedane në Shqipni ishin kohnat e sëmundjeve shoqnore që kalojnë gjithë kombet kur janë formue rishtas si shtet, dhe personalitetet e ndershme ose bajraktarët dhe kombet janë në përpjekjet e tyne ma promitive dhe gjithësecili prej tyne ka dëshirë e mundohet me e ba për vete të parin e fesë për me forcue pozitën ose për me realizue qëllimin e vet.

Sa punë e vështirë, sa punë e madhe asht që të qëndrojë i pari i fesë i paanshëm por edhe që t’i bajë të gjithë ta nderojnë e ta duen, por edhe të gjithë ta ndigjojnë!

Lypset të pranojmë se duhet nji diplomaci dhe politikë e fortë, nji ideal ose Atdhetari e madhe, që vetëm feja e ka ose e jep, për me mujtë prijsi i fesë t’jetë dhe të qëndrojë i patundun por edhe që t’imponohet të gjithëve.

Sa i naltë e sa i madh ishte miku ynë i dashtun Haxhi Vehbi Dibra!

Kur ecte, kur bisedonte, kur qëndronte në mes të miqve dhe mysafirëve i bante të gjithë pa ndryshim feje ta duen e ta respektojnë: nuk bani kurrë demagogji, as reklamë, por vetëm detyrën e tij fetarokombëtare si nji muhamedan i mirë si u tha prej të tjerëve, por edhe si nji shqiptar i mirë, edhe si nji filozof i zoti i punëve shoqnore.

Në asnji tallaz nuk u përkul dhe për as nji mik nuk u kursye, dhe në asnji politikë nuk u trazue, si asht fare e lehtë ose natyrale për çdo kryefetar dhe sidomos në kohnat e brumëzimit të parë social-fetar-politik dhe patriotik në Shqipni; jo se ishte miku jonë personal, por pse ishte edhe nji njeri i tillë, edhe ne pamë të arsyeshme me mos kursye por me guxue dhe me shqetësue pak këtë mbledhje të hirshme me fjalët tona në këtë vend shumë të ndershëm ku prehen eshtnat e të dashtunve tonë vllezën në kombësi, sado që për të parën herë ndofta jo vetëm në Shqipni por ndofta edhe në të gjithë botën, për të parën herë flet nji kryeprift kristjan ortodoks në vorrin e nji kryehoxhe Muhamedan.

Nuk ka ma trashëgin të çmueshëm se karakteri i këtij burri për bir të tij që le mbrapa njerëz të meritueshëm.

Shkëputur nga libri Andrea Llukani, “Visarion Xhuvani, martir i Kishës Ortodokse”, 2020, f. 52-53:
https://albanianorthodox.com/kisha-shqiptare/imzot-visarion-xhuvani/

Postuar nga Atë Foti Cici.

Neutrale December 19, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
19 hours ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
1 day ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
1 day ago
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
2 days ago
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
3 days ago

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë

Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?