Eduart Tafaj është një zë i shquar i emigrantëve tanë në Greqi, saktësisht në zonën e Volos-Selanik.
Duke marrë shkas që në ditën e përcaktuar si e diasporës apo emigrantëve, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin e Diasporës, Tafaj ironizon dhe shkruan se,…po për ne të Greqisë ka ndonjë mendim apo ide ?
Ja postimi i tij:
Sot në Tiranë nën vëzhgimin edhe kordinimin e qeveriut mbahet mbledhja vjetore e Kshillit t’Diasporës!
Të paktën kështu po na e servirin.
….
Kot, ma fare kot, doja të dija nëse nga ne të Greqisë, ka ndonjë mendim apo ide?!
Nëse nuk na kanë apo dinë t’shteruar.
Jo për gjë, por jemi disa qindra mijëra emigrantë, që Shqipëria është jastëku i ideve dhe ëndërrimeve tona.
Megjithatë, na njeh mirë kjo qeveri. Na njeh, pasi jo kot promovon gjithnjë patronazhistët, të cilët janë këmba këmbës mbas çdo emigranti, dhe mendimeve të shprehura nga ai. Provojeni dhe do e konstatoni.
Që të mbyllim temën pa e lodhur- ne emigrantët mundemi!
Mundemi me ide edhe veprime. Vota jonë, nuk blihet me një thes miell, edhe as vende pune.
…

