Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku dy shtetas me origjinë shqiptare u goditën për vdekje nga një tren në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel.
Admir Seta 40 vjeç, dhe Leutrim Hyseni 31 vjeç, janë dy viktimat, shqiptarë të Kosovës.
Mediet gjermane shkruajnë se ngjarja fatale ndodhi, kur dy qytetarët, po kalonin shinat e trenit.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por pa mundur të shpëtojnë dy shqiptarët.
Autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

