18 Dhjetori është dita e 352-të e kalendarit gregorian (dita e 353-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 13 ditë.
1495 – Vdiq Alfonsi II, i njohur si Alfonsi i Aragonës, Duka i Kalabrisë, mbreti i Napolit, mbrojtës i poetëve të Rilindjes italiane, djali më i madh i Ferdinandit të Napolit; më 1460, Ferdinandi u mund keq nga rivalët Anzhuinë, por triumfoi pasi në ndihmë i erdhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ky veprim mbeti dhe la gjurmë tek Alfonsi 20 vjeçar, i cili kur u bë mbret më 1494 dhe shumë familje arbërore u larguan nga trojet, ai mbështeti fuqishëm familjen e Kastriotëve në mërgim; tregoi kujdes të veçantë për një stërnip të Skënderbeut, duke i dhënë disa zotërime në rajonin e Pulias, Kalabri, që do të bëheshin më pas qendra banimi arbëreshe në Itali.

