Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Essex të Britanisë. Mediat vendase raportojnë se viktima është 29-vjeçari Sali Byberi. Sali Byberi, i cili menaxhonte një lavazh në Essex, dyshohet se ka sulmuar një oficer dhe ky i fundit ka qëlluar disa herë me pistoletë elektrike në drejtim të shqiptarit, duke e lënë të vdekur. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familja e tij është në kërkim të drejtësisë. Nëpërmjet avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që nga vdekja e djalit të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në një pronë në Clock House Way në Braintree më 21 nëntor rreth orës 1:15 pasdite por lajmi është publikuar vetëm me 15 dhjetor.
Voxnews

