Disa vende arabe dhe evropiane kanë konfiskuar në vitet e fundit qindra miliona pilula narkotike, shumica e të cilave u dërguan nga një port i kontrolluar nga qeveria në Siri.
Për vite me radhë, regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad është akuzuar për kontrabandë droge kryesisht në vendet arabe dhe në Evropë. Tani Kongresi Amerikan ka hartuar një projekt-ligj për të luftuar kontrabandën.

