Enkelejd Alibeaj, shoqëruar nga Agron Gjekmarkaj ka qenë në Rrëshen sot, ku siç kishte njoftuar në rrjetet sociale Mark Ruci është zhvilluar një takim me demokratë, të cilët nuk janë bashkuar me pjesën e rithemelimit.
Partia Demokratike do të dalë me kandidat për kryebashkiak dhe këshilltar në të gjitha bashkitë e vendit në zgjedhjet bashkiake të 14-majit të vitit 2023.
Kështu u shpreh Alibeaj që kryeson një grup deputetësh të partisë demokratike, krahas grupit tjetër që kryesohet nga Luçiano Boçi.
Më poshtë njoftimi i Rucit për takimin :
“Njoftim per demokratet mirditore!
Diten e shtune , dt 17 Dhjetor 2022, ora 11, ne ambjentet e Bar Internacional Reshen,zhvillohet takimi i aktivit te PD me pjesmarrjen e kryetarit PDSH z Enkelejd Alibeaj, nenkryetarit te Kuvendit te Shqiperise z Agron Gjekmarkaj, sekretarit organizativ te PDSH z Flamur Hoxha me teme dite:”

