Datë në historinë e Forcës Detare
Me rastin 96-vjetorit të krijimit të Forcës Detare
Në fund të nëntorit 1953 me anijen “SUHONA” mbërritën në Portin e Durrësit nga ish-Bashimi Sovjetik tre katra silurues të projektit 123-BIZ, si dhe shumë pajosje dhe armatim tjeter për Marinën Ushtarake Kombëtare. Tre katrat silurues hynë në bazën detare të Sazanit më 17 dhjetor 1953 dhe në formacion luftarak. Komandantët e tre katërve siluruesve u emëruan, nëntoger Sezai Osmani, komandant i KS-73 “Lavdia”, nëntoger Zeqo Feçani, komandant i KS-75 “Heroi” dhe nëntoger Sami Sinani, komasndant i KS-79 “Trimi”. Në 16 janar 1954 mbërritën nga ish-Bashimi Sovjetik edhe tre katra të tjerë silurues dhe në shkurt 1954 u krijuar Skuadrilja Autonome e Katrave Silurues(SAKS), me bazim në Sazan me komandant kapiten anije Shefqet Pinari, në vartësi të Flotilja Detare e Anijeve, Durrës me komandant kapiten anije Xhemal Shani.
Data 17 dhjetor 1953 përfaqëson datën e hyrjes në armatim në Marinën Kombëtare të armës së silurës. Silura do të përfshihej në armatimin e Flotës Luftarake Detare dhe më pas Forcës Detare deri në vitin 2009, kur u demontua e gjithë rezerva e silurave dhe katrat silurues tashmë kishin dalë nga armatimi. Në Flotë Luftarake Detare anijet e pajusura me silurë ishin katrat silurues të ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik (12 copë, 1957-1957), katrat silurues të ardhur nga Kina (30 copë, 1965-1974) dhe nëndetëset (4 copë, 1958). Midis viteve 1974-1990 Flota Luftarake Detare kishte në armatim 46 anije që përdornin armën e silurës me një total prej 108 tuba silurash në bord. Forca Detare do të kishte në armatim armën e silurës për 55 vjet, deri në vitin 2008 kur u demontuan plotësisht.
Silurat në armatim të Flotës Luftarake Detare kanë qenë: të kalibri 450 mm dhe 533 mm; fuqia lëvizëse gaz-avull dhe elektrike, si dhe metodë shpërthimit, me kontakt, magnetike dhe akustike.




